Kalin: Turqia nuk synon territoret e askujt

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur që Turqia nuk synon territoret e askujt.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, zëdhënësi Kalin ka thënë që “Turqia nuk synon territoret e askujt. Zona e sigurt që do të ndërtohet brenda kornizës së integritetit territorial të Sirisë, ka dy qëllime: Sigurimi i kufijve tona duke i spastruar elementët e terrorit dhe sigurimi i kthimit të sigurt të refugjatëve”.

Zëdhënësi Kalin gjithashtu theksoi se Turqia është e fortë dhe e vendosur./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne