Kalin: Vendimi skandaloz i Greqisë për puçistët ndikon negativisht marrëdhëniet tona

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se miratimi i azilit të puçistëve nga ana e Greqisë është fatkeq.

Kallën iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Kompleksin Presidencial.

Një gazetar i drejtoi atij pyetjen: “Në Greqi po vazhdojnë gjyqet në lidhje me pjesëtarët e organizatës terroriste gyleniste (FETO). Zyra e azilit pranoi edhe kërkesën e azilkërkuesit tjetër puçist të arratisur në Greqi. Cili është vlerësimi juaj për këtë?”.

Zëdhënësi i Presidencës iu përgjigj kësaj pyetjeje duke thënë se 8 anëtarët e FETO-s pasi morën pjesë në tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi u arratisën me helikopter në Greqi dhe kërkuan azil në këtë vend.

“Pranimi i kërkesës së puçistit të dytë nga 8 puçistët pra terroristët e arratisur në Greqi është një gjendje fatkeqe. Ne e kemi biseduar këtë dhjetëra herë me autoritetet greke për një kohë të gjatë prej 1 viti e gjysmë” tha Kallën.

Ai reagoi ndaj faktit se puçistët mund të shëtisin lirshëm dhe pa problem në një vend të Bashkimit Evropian dhe shtoi: “Sigurisht që kjo nuk do të mbetet pa reagim”.

“Pranimi i kërkesës së azilit nga ana e Greqisë është një skandal në emër të drejtësisë dhe një zhvillim që do të ndikojë negativisht marrëdhëniet tona” tha Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne