Kallën: Ftesa për terroristët në mbledhjen në Rusi është e papranueshme

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën: “Ftesa për të marrë pjesë në mbledhjen në Soçi, që Rusia i ka bërë PYD/YPG, krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, është e Papranueshme”.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) duhet të hedhë ende disa hapa për të vazhduar kontaktet me Turqinë.

Në deklaratën për shtyp të mbajtur në Kompleksin Presidencial, Kallën vlerësoi rendin e ditës.

Ai tha se me mos zgjatjen e detyrës së liderit të KRG-së, Mesut Barzani dhe me kalimin e udhëheqjes tek Neçirvan Barzani, në rajon ka dalë në shesh një tablo e re.

Pyetjes në lidhje me kërkesën e Barzanit për takim, Ibrahim Kallën iu përgjigj duke thënë: “Nëse presidenti ynë e sheh të përshtatshme, takimi mund të realizohet në një kohë dhe platformë të përshtatshme. Por për tu realizuar kjo duhet që udhëheqja e Erbilit të hedhë një sërë hapash”.

Zëdhënësi i Presidencës, në lidhje me ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen në Soçi, që Rusia i ka bërë PYD/YPG, krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, tha: “Sigurisht që këtë nuk mund ta pranojmë kurrë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne