“Kam qenë shoqe klase me Spiropalin dhe Veliajn”, Çani zë në befasi Shahinin: Domethënë je pjesë e Sorosit!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur rreth eksperiencave të mëparshme, para se të futej në politikën aktive.

Në intervistën në studio, Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh.

“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Besa Shahini.

Më tej në intervistë, Çani ka zënë disi të papërgatitur ministren Besa Shahini, të cilës gjatë këtij rrëfimi i konkludoi se është pjesë e George Sorosit, ndërkohë që Shahini u shpreh se është aty falë ekperiencës së saj.

Çani: Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër
Besa Shahini: Unë jam këtu falë eksperiencës time
Çani: Po, ka shumë si puna jote, por i mungon ky kriter, që nuk njohin atë…
Besa Shahini: Ke të drejtë të bësh çdo analizë, por unë nuk pajtohem me të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne