Në afërsi të Hasakehut, në Sirinë verilindore jetojnë qindra gra dhe fëmijë xhihadistësh, që iu bashkuan grupit të Shtetit Islamik, Isis.
Kampi i refugjatëve ka familje nga e gjithë bota, por kryesisht janë gra marokene dhe turke. Ato pohojnë se nuk kanë informacion se pse janë aty, por pranojnë që kanë shkuar të detyruara nga bashkëshortët, ndërsa thonë se shpresojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Shumë prej tyre janë larguar nga ajo që konsiderohet fortesa e fundit e Shtetit Islamik, e kufizuar në vetëm gjysmëkilometri katror sipërfaqe, në fshatin Baghouz, që është i rrethuar nga Forcat Demokratike Siriane.