Bota

Kanadaja pranon shqetësimet e Turqisë për sigurinë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, që Turqia zhvillon në Afrin, tha se vendi i saj i pranon shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë.

Ministrja Freeland ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) realizojnë në zonën Afrin të Sirisë kundër objektivave të organizatave terroriste PYD/PKK dhe DAESH.

Përqendrimi duhet të jetë në mposhtjen e organizatës terroriste DAESH, shkruan Freeland në deklaratën e saj, ndërsa thekson se për ta bërë këtë ka nevojë për një angazhim të plotë të të gjithë aleatëve në rajon./trt

OPINIONE

INTERVISTA