Kandidatja kryesore e Macron-it: Jo pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kandidatja kryesore e partisë së presidentit Macron për një vend në PE thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për në BE. Nathalie Loiseau, e cila kryeson listën e “La Republique En Marche” për eurodeputete, u pyet gjatë një interviste në RTL në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vende që janë në pritje të vendimit për hapjen e negociatave.

“Ajo që u ka bllokuar pranimin në BE Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut isha unë kur kam qenë ministre”, tha ajo.

Loiseau garon me rivalin republikan François-Xavier Bellamy, i cili gjithashtu njihet për qëndrimet e tij kundër zgjerimit të BE-së, njësoj si lideri i partisë, Laurent Wauquiez.

“Ai që e ka mbështetur zgjerimin për vite me radhë është Laurent Wauquiez. Ai ka ndryshuar mendim tani dhe kujton se njerëzit nuk mbajnë mend”, ka komentuar Loisseau.

Duke u ndalur te Maqedonia e Veriut, ajo thotë se ky vend nuk është ende gati për BE-në. “Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për t’u thënë jo, sepse nuk jeni gati, sepse ne nuk jemi gati, nuk do të ketë negocime në qershor. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë, por nuk ka zgjerim”, ka theksuar Loiseau./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne