KANOSJA E NJË REGJIE TË RE PËR COPTIM TË TOKAVE SHQIPTARE.!

Nga: Savash VELIU

Mendoj dhe pyes; Pse Bota Perëndimore bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e lanë dhe e lënë keq e të pafuqishëm shqiptarët si komb brenda qindvjeçarit të fundit (mos harojmë edhe lojën e Rusisë) krahasuar me fqinjësin e saj Kristiane, është një e vërtetë apo jo!? Kjo i bie shkaku se Shqiptarët si Kombë të konfesionit islam bien ndesh me ideologjitë gjeopolitike hegjemone skllavëro-pushtuese Ballkanase e më tej sigurisht, sepse Islami është Inxhinjeringu i Paqes! Domethënë; …”Feja Islame nuk është personale (nacionale) por shoqërore (bastion gjithpopullorë karshi diktatitë shtypës)”!

Shqiptarët si komb i vogël qëllimisht janë të lënë me kapacitete aq të papërfillshme ekonomike dhe ushtarake, kanë mbetur mbase “jetimë” në këtë “lojë” të faktorizuar nga ndërkombëtarët në interes të fqinjësisë antishqiptare.

Andaj, në këso konstelacione, frika që u kanoset shqiptarëve si komb në përgjithësi është se ata në përfundim të kësaj matjeje forcash mes Fuqive të Mëdha mund të përfundojnë sërish në izolim dhe me gjasa të përfundoj ashtu sepse lojrat e reja përmes pandemisë ecë drejtë këtij aksi, e ngjajshme me qindvjeçarin e kaluar një kanosje me ricopëtim të trojeve sërish shqiptare. Shikuar sot, Plani i axhendës Amerikane është që Serbia realisht të kthehet në Kosovë.

Siç ceka edhe më parë qëndrimi i Albin Kurtit solli tërheqjen e tij nga pushteti nga servilët të korruptuar serboamerikan që nuk duan të bëjnë kokçarje amerikanëve lidhur me përfshirjen e SHBA-së në marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë… plan që vret shpresën shqiptare/kosovare. Kuptohet, formalisht qeverinë e kanë rrëzuar me mocion deputetët, por presioni duket se ka qenë tepër i madh nga Washingtoni (konkretisht ambasadorit Richard Grenell, koka e shërbimit secret amerikan NCS-17).

Ky sipas Dokumentit me 450 faqe të viti 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës prej Fondacionit Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzis: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “më të mirën e Greqisë”!

Kemi rastin më të ri me shtetin e Kosovës një kreatur ”as në tokë e as në qiej” e lënë keqazi nga Ndërkombëtarët Evropian e sidomos atë Amerikan të zvarritur pa status shtetësie resht për njëzetvite nën mëshirën e Serbisë si kukëll pa sovranitet popullor.

Por ajo që më së shumti më habit janë ca ‘shqiptarë’ që ende nuk kuptojnë se lojrat e kurdisura zhvilluese të përditsuara në vijim mbi shqiptarët është si gjithnjë kobzeze dhe atyre fare su bien kjo ndërmend…  Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ato i adhurojnë, thotë Volteri!

Ta lëmë anësh territorin e Kosovës e cila është në ricopëtim të sipërt, por arritëm te më e keqeja fatkeqësisht të kuptojmë nga një sintezë e informacioneve që burojnë nga qarqet diplomatike ndërkombëtare se brenda ca muajve mund të ricopëtohet edhe territori i Shqipërisë (pas ‘’tërheqjes’’ së Festim Latos nga loja ‘’Çamëria’’), këtu duhet të kthejmë vëmendjen kah mundësia e shkëputjes së jugut shqipëtar ose Vorio Epirit i dhuruar peshqesh ndaj fqinjësisë greke. Me sa arritëm të kuptojmë sot; Regjia është e shkruar, tani pritet zbatimi i skenarit në vepër! Planprojekti është nën regjinë e grupit Bilderbergë i nënshkruar e i vulosur para dy viteve nën bekimin e SHBA-ve! Andaj, “Nuk paraqet ‘përparim’ nëse kanibalët fillojnë të hanë me pirunë; ata përsëri kanibalë mbesin”, thotë Shejh Hamza Jusuf.

Jo rastësisht sot Korça e themistokli gërmenjit ecë i orkestruar me flamur grek një skandal që mbushi Shqipërin me minoritete greke që ngritën kryqe dhe 65 kisha ortodokse greke në jugun shqiptar derisa vllehët e korçës filluan propagandën e vetëdeklarimit si grek, është një paralajmëtrim i frikshëm se Shqipëria rrezikon përsëritjen e vitit 1997.

Tani sipas praktikës politike antishqiptare doli se tokat Shqiptare; Prej një lëkure të lopës mbeti për shqiptarët një qese duhani!

Çështjet janë tejet serioze. Ballkanin e presin kohëra të vështira! Është epiqendra eskalatuese, prandaj Turqia ftoi Shtatë shtete muslimane të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të Forcave Detare Turke në Lindje të Mesdheut duke treguar botës kristiane se muslimanët dhe Shqiptarët nuk janë të vetëm. Edhe stërvitja do quhet “Mburoja Mesdhetare”, kurse shtetet pjesëmarrëse janë Pakistani, Algjeria, Gjeorgjia, Shqipëria, Azerbejxhani, Libia, Libani dhe Tunizia. Kështu Shqipëria përmes Turqisë “godet” Greqinë dhe merr pjesë në stërvitjen ushtarake në Mesdhe.

Derisa gjithfaktori politik shqiptar do vazhdoj të korruptohet e të serviloset me trendin poshtërues para politikës së fqinjësisë sllavo-ortodokse dhe ndërkombëtarëve të cilët ia orkestruan këtë zhvatje njëshekullore që nuk ngopi dot apetitet shtazarake të tyre ky avaz do vazhdoj deri në pafund…

Por nëse merret realpolitiksht dihet se; Ballkani është në duart e Shqiptarëve, me pak mençuri ata mund të bëhen faktori i parë nëse vetdijësohen e ngriten mbi letargjin e neokomunizmit autokratik korruptues. Shqiptarët duhet të tregohen objektiv dhe të arsyeshëm. Ata duhet t’i tregojnë botës potencialin e tyre nëpërmjet punës dhe angazhimit dinjitoz. Qeveritë respektive ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet ti gërshetojnë politikat afatgjate dhe të forcojnë ekonomitë e tyre duke i dalluar/zgjedhur qartë mikun prej armikut (Turqinë – Perëndimin & Rusinë)!

Tani po të sypozojmë se bëhet një ‘’ripushtim’’ i Serbisë, i Kosovës, Maqedonisë veriore, Malit të Zi dhe Greqisë nga Turqia, për Shqiptarët kjo do ishte Pushtim apo Çlirim të tokave dhe popullit shqiptarë!?

Prandaj i bëj thirrje ‘’Racios – Arsyes’’ së shëndosh gjithshqiptare, ‘’Mendo e Logjiko sepse është gjë e bukurë të mendosh’’!/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne