Bota

Karakteristika më e rrezikshme e Trump për botën nga pikëpamja e Financial Times

Gazeta amerikane “Financial Times” ka shkruar se Donald Trump është i paparashikuar dhe kjo destabilizon botën.

“Financial Times” në një artikull nga autori Gideon Rachman, ka thënë se Donald Trump, presidenti i Amerikës, karakterizohet me shumicën e politikave të paparashikuara dhe fakti se ai përkundër paraardhësit të tij Barak Obama, nuk i thotë botës se çfarë programe ka, në vete konsiderohet dhunë. Në këtë mes edhe aleatet e Amerikës ndodhen në të hutuar dhe ndjehen plotësisht të rrezikuar. Mirëpo rivalet e Amerikës si Rusia, po e shfrytëzojnë mirë këtë huti në favor të tyre. Çështja është kjo që Trump vendet e huaja i trajton si rival tregtar që në të njëjtën kohë mund të ndodhë që ai të afrohet me ata ose t’i destabilizojë ato vende, për arsye se presidenti i Amerikës beson në artin e marrëveshjes dhe të negociatave. Mirëpo kjo çështje në diplomaci mund të jetë e rrezikshme, sidomos në kohën kur pala tjetër të jetë një aleat e cili ka nevojë që Amerika me veprimet e saj, t’i sigurojë se qëndron në mbështetje të tij.

Në kohën kur z. Trump thotë se mund të ndodhë që ai të mos respektojë zotimet kryesore të Amerikës si ndaj NATO-s, kjo bëhet shkak që kredibiliteti i Amerikës të vendoset në pikëpyetje. Ndërsa, duke marrë parasysh faktin se Amerika është vendi i rëndësishëm në vendosjen e sigurisë së botës, veprimet e tilla ushtrojnë ndikim negativ mbi stabilitetin global.

Megjithë faktin se Trump në Arabinë Saudite dhe në Izrael i siguroi aleatet e Uashingtonit për respektimin e zotimeve të Amerikës dhe mund të ndodhë që të njëjtin veprim ta bëjë edhe në Bruksel, por përsëri nuk eliminohen dilemat e krijuara nga politika e Trump.

Në realitet aktualisht bota duhet të përballet me tre nivele të të qenurit i paparashikuar Donald Trump! Niveli i parë është hartimi i politikave të presidentit të Amerikës. Niveli i dytë është sjellja e tij. Niveli i tretë përbëhet nga zotimet dhe deklaratat e tij. Me polemikat e krijuara në Uashington, shtrohet kjo pyetje në opinionin publik se Donald Trump a do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të mandatit të tij?

Në lidhje me çështjen e politikës dhe hartimit të politikës, duhet thënë se Donald Trump gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, ka mbajtur fjalime të çuditura. Ai Islamin e quajti një prej feve më të mira të botës, ndërkohë që në vendin e tij ndaloi hyrjen e myslimanëve në territorin e Amerikës. Nga ana tjetër, Donald Trump e konsideroi NATO-s si një organizatë jofunksionale, ndërkohë se disa kohë më pas pretendoi se tani më NATO nuk është një organizatë jofunksional. Donald Trump e akuzoi Kinës për implikim në zhvlerësimin e monedhës së vetë, ndërsa disa kohë më pas tërhoqi këtë deklaratë të tij. Ai ka kritikuar ashpër ndërhyrjen ushtarak në Siri dhe më pas sulmoi me raketa Sirinë. Ai gjithashtu, përkrahu Brexitin ndërsa më pas filloi ta lavdërojë Bashkimin Evropian. Në këtë mes edhe marrëdhëniet e tij me Rusinë vazhdojnë të jenë të paqarta. Trump me vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe Izrael, në realitet synojë të solidarizohet dhe të fitojë zemrën e aleateve të Amerikës të cilët ishin zemëruar gjatë mandatit të Barak Obamas.

Mirëpo sauditët dhe izraelitët konsiderohen aleat shumë të vegjël në krahasim me numrin e madh të aleateve të Amerikës të cilën janë të lumtur me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Mirëpo edhe ata aktualisht ndodhen në huti në lidhje me politikën e Donald Trump. Trump gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se do grisë marrëveshjen bërthamore me Iranin, mirëpo pavarësisht deklaratave të ashpra kundër Iranit që bëri në Arabinë Saudite dhe Izrael, akoma respekton marrëveshjen bërthamore Iran-Grupi 5+1. Ai gjithashtu, gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se do ta transferojë ambasadën e Amerikës nga Tel Avivi në Jeruzalem, mirëpo tani duket se ka ndryshuar tërësisht qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.

Në realitet, presidenti i Amerikës duke hequr dorë nga realizimi i premtimeve të tij në lidhje me këto dy çështje, ka bërë një veprim të logjikshëm, por ky veprim është bërë shkak që të mos mund të besohet shumë në fjalët e tij! Shqetësimet në lidhje me personalitetin dhe sjelljen e Donald Trump, gjithashtu, mund të vërehen në secilin mesazh të tij që publikon në Twitter. Kjo çështje u bë shkak që të gjithë të jenë të shqetësuar se Trump çfarë sjellje do të ketë në të ardhmen dhe si mund të llogaritet në bashkëpunimin me atë. Ata kanë frikë se në rast se pakënaqësitë ndaj Trump do të arrijnë në gjendjen më të keqe, çfarë çmimi duhet të paguajnë për shkak se ishin afruar më shumë se sa që duhej pranë Shtëpisë së Bardhë që drejtohej nga ai?/ PT

OPINIONE