Katar: Prapa bllokadës fshihet plani për bazën ushtarake në Bahrejn

Sipas një lajmi të postuar në faqen e internetit të revistës shtetërore “al-Ahram al-Arabi” të Egjiptit thuhet se në qoftë se Katari nuk plotëson brenda 72 orëve kërkesat që i kanë dërguar Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti, atëherë këto 4 vende mund të ndërmarrin disa masa paraprake.

Revista e mbështet lajmin e saj në “burime arabe të nivelit të lartë” dhe shkruan se në mesin e masave në fjalë bëjnë pjesë edhe zgjerimi i embargos ekonomike si dhe ngrirja e anëtarësisë së Katarit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit si dhe i aseteve që Katari zotëron në vendet që i kanë vendosur atij embargo.

Në këtë kontekst ekziston edhe plani për ngritjen e një baze ushtarake në Bahrejn.

Në rast të realizimit të masave shtrënguese në fjalë, atëherë për Egjiptin kjo do të jetë hera që ai do të jetë prezent ushtarakisht në rajonin e Gjirit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Egjipti dhe Bahrejni më 5 qershor bënë një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës njoftuan se kishin ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit të tyre për fluturimet në Katar, duke u kërkuar diplomatëve kataras largimin brenda 48 orëve.

Më pas me bllokadën diplomatike kundër Katarit u bashkuan edhe disa vende të tjera.

Në shtypin ndërkombëtar ishte përcjellë se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti, vende të cilat i kanë vendosur bllokadë Katarit, kërkesat e tyre, të përbëra nga 13 pika, ia kishin komunikuar Dohas nëpërmjet Kuvajtit.

Sheik Yusuf bin Ahmad bin Sejf Al Thani, drejtori i Zyrës së Komunikimit (Publik), e varur nga qeveria e Katarit, në një deklaratë që kishte bërë në lidhe me listën e kërkesave, duke iu referuar paralajmërimeve të Ministrive të Jashtme të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, sipas të cilave “kërkesat e vendeve që i kanë vendosur embargo Dohës duhet të jenë të realizueshme, logjike, të balancuara dhe realiste”, kishte thënë se lista në fjalë nuk përputhej me këto kritere./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne