KE, propozimet për në Strasburg: Nuk janë të kualifikuar

Këshilli i Europës i ka thënë sërish “Jo” te kandidaturave të propozuar nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Burime të Qeverisë bëjnë të ditur se tre kandidatët; Aleksandër Muskaj, Aurela Anastas si dhe Sokol Berberi u intervistuan më 6 prill 2017 dhe u tha se jo të gjithë ishin të kualifikuar, prandaj Komiteti rekomandon që lista të refuzohet nga Kuvendi dhe se Qeveria e Shqipërisë duhet të dorëzojë një listë të re të kandidatëve. Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Këshilli i Europës ftoi qeverinë shqiptare që të paraqiste brenda datës 26 gusht, 3 kandidatura për postin e anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, pasi më 31 janar të vitit 2017 përfundonte mandati i gjyqtarit të vetëm që ka Shqipëria në Gjykatën e të drejtave të Njeriut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne