Këndimi 24-orë i Kur’anit në Xhaminë e Moskës

Xhamia e Madhe në Moskë, kryeqyteti i Rusisë ka zbatuar një plan për këndimin e Kur’anit.

Sipas planit, zbatimi i të cilit filloi në janar të vitit 2019, kënduesit e Kur’anit do të këndojnë Kur’anin 24 orë në ditë.

Ka një pauzë në këndimin e Kur’anit vetëm gjatë kohëve të 5 namazeve ditore, sipas Qendrës Kulturore të Iranit në Moskë.

Këndimi i Kur’anit transmetohet drejtpërdrejt nëpërmjet internetit në faqen e internetit mihrab.ru.

Xhamia e Madhe e Moskës është xhamia kryesore e kryeqytetit rus.

Struktura origjinale është ndërtuar në vitin 1904 sipas dizajnit të arkitektit Nikolaj Zhukov dhe ka pësuar rindërtime që atëherë.

Xhamia e vjetër u shkatërrua më 11 shtator 2011 dhe xhamia e re u ndërtue në të njëjtin vend dhe u përurua zyrtarisht në shtator të vitit 2015.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne