Shqiperia

Kërkesa e aleatëve të PD për “13 Tetorin”, dështon mbledhja e KQZ

Kur sot ishte parashikuar që të mblidhej Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së aleatëve të PD-së për propozimin e 13 tetorit si datë për zgjedhjet, kjo gjë nuk është realizuar.
Shkak është bërë kuorumi.

Mësohet se i pranishëm në mbledhje ka qenë vetëm kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Ky i fundit theksoi se pa kuorum mbledhja e KQZ nuk mund të hapet. Ndërkohë, pas dështimit të mbledhjes së KQZ, përfaqësuesi ligjor i LSI, Muharrem Caka theksoi se dështimi i mbledhjes së sotme ishte i qëllimshëm.

KERKESAA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi dje të marrë në shqyrtim kërkesën e dërguar nga aleatët e PD-së, që kërkonin nisjen e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit, në zbatim të dekretit të Presidentit, Ilir Meta.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 03.08.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimi: 1. “Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim “Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019”, thuhej në njoftimin e KQZ./BalkanWeb

OPINIONE