Këshilla nga dermatologët për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV të diellit

Stina e verës, me temperaturat e larta dhe frekuentimin e plazhit, kërkon dhe mbrojtjen nga ndikimi i rrezeve UV të diellin në shëndet dhe lëkurë. Mjekët dermatologë theksojnë se pushimi në plazh duhet të shoqërohet edhe me masat mbrojtëse nga dielli për të mbrojtur lëkurën.

Tharja e lëkurës, acarimi i kapilarëve të gjakut në sipërfaqe të saj, shfaqja dhe theksimi i njollave në fytyrë, por dhe kanceri i lëkurës e plakja e parakohshme, janë disa nga problemet që shfaqen gjatë stinës së verës.

Gjithashtu, mjekët rekomandojnë konsumimin e ujit për t’a mbajtur trupin dhe lëkurën të hidratuar gjatë verës, sidomos sezonit të plazhit. Ndërsa hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm, dermatologët thonë se aplikimi i kremrave mbrojtës ndaj diellit është i domosdoshëm për të shmangur djegiet dhe dëmtimet e lëkurës.

Mbrojtësit ndaj diellit gjenden në formën e kremit për fytyrën dhe qumështin e vajrave për trupin. Përdorimi i tyre rekomandohet në varësi të tipit të lëkurës, ndërsa për fytyrën nevojiten kremra me SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 90 minuta, pavarësisht rezistencës së tyre ndaj ujit.

Për shkak se lëkura është më e prirë për t’u djegur në mesditë, për shkak të diellit të fortë, është e rekomandueshme dalja në plazh në orët e paradites apo dhe të mbrëmjes. Një tjetër sekret i kujdesit në plazh është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolet, por edhe përdorimi i kapeleve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne