Këshilli i Lartë i Libisë: Kërcënimet e Haftarit janë shpallje lufte ndaj Turqisë

Këshilli i Lartë shtetëror i Libisë ka thënë se kërcënimet e gjeneralit Khalifa Haftar ndaj Turqisë janë shpallje klasike e luftës me Turqinë, raporton Andolu Agency (AA).

“Çfarëdo sulmi ndaj miqve tanë, kryesisht Turqisë, do të ishte një goditje për sigurinë kombëtare të Libisë”, thuhet në deklartën e Këshillit, duke shtuar se në bashkëpunim me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur ndërkombëtarisht do të reagojnë ashpër ndaj çdo incidenti.

Këshilli i Lartë i Libisë paralajmëroi gjithashtu se hyrja në një konflikt me Turqinë do të ishte një goditje e madhe për Libinë, pasi Turqia është një nga importuesit dhe partnerët më të mëdhenj të Libisë në shumë fusha.
Të premten, Ahmed al-Mizari, zëdhënësi i komandantit libian Khalifa Haftar, tha se Haftar lëshoi ​​një urdhër për ndalimin e fluturimeve komerciale të kompanive turke në Libi. Ai tha se është lëshaur urdhër për të sulmuar anijet turke në ujërat e Libisë.

Haftar nisi operacionet ushtarake në fillim të prillit me planin ambicioz për pushtimin e kryeqytetit Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur nga pushteti u përmbys Muamar Gadafi dhe më pas u vra në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s.

Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në dy qeveri rivale, një në lindje të Libisë me të cilën udhëheq Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne