Këto janë 2 patentat e skafit të Saimir Tahirit që u gjendën pranë 800 mijë eurove “cash”

Ky duket të jetë një nga ato raste, kur realiteti e tejkalon imagjinatën. Historia është kjo: Një shoferi i bëhet thirrje të ndalojë në një postobllok policie në rrugë. Ai nuk pranon, por shton shpejtësinë. Policia e ndjek, e ndalon dhe zbulon se ai ka me vete 800 mijë euro “cash” dhe ka 2 patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Policisë “i plas bomba” në dorë dhe deklaron: i ndaluari ka mik shoferin e Saimir Tahirit dhe shoferi i Saimir Tahirit ka harruar në këtë makinë patentat e Saimir Tahirit. Mos e besoni po deshët: patentat jane leje drejtimi per skaf… Klasifikimi: Skipper. Profesion: Drejtues mjeti lundrues.

NJOFTIMI PER NDALIMIN E OREST SOTES

Zyrtarisht, Policia njofton se: Me datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot se Orest Sotës i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Për akuzën e fundit, nuk thuhet asnjë në njoftimin zyrtar të Policisë.

Ndërkohë policia në një prononcim për News 24 ka thënë:

“Gjatë kontrollit në automjet, u bllokuan 800 mijë euro. Ngjarja nuk është fshehur, por u referua në prokurori. Në makinën e O.S u gjendën dy patenta në emër të S.Tahirit. Patentat të rregullta, në emër të ish-ministrit të Brendshëm”, deklaron Policia e Elbasanit.

STATUSI I LULZIM BASHES

Basha ka postuar para disa minutash në faqen e tij në Facebook një informacion që sipas tij vjen nga burime të sigurta ku policia para disa ditësh ka ndaluar një shtetas me patentë në emër të ish-ministrit Tahiri. Një gjë e tillë nuk është raportuar nga policia sipas tij dhe për këtë dënon Haki Cako dhe Fatmir Xhafën.

Statusi i plotë:

Burime të sigurta informojnë se:

“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”

Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne