Khalilzad: SHBA-ja do të tërheqë 5.000 trupa nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin 5 mijë trupa nga Afganistani.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, njoftoi të hënën se si rezultat i bisedimeve të fundit për paqe me Talebanin, në letër është arritur një marrëveshje në parim.

Në një intervistë për televizionin privat afgan “Tolo News”, Khalilzad tha se forcat amerikane do të evakuojnë 5 baza ushtarake në Afganistan gjatë 135 ditëve të para pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Sipas marrëveshjes që arritëm me Telebanin, ne do të tërheqim në një fazë të parë 5 mijë trupa, nga gjithsej 14 mijë që kemi në Afganistan, duke evakuuar 5 baza ushtarake”, theksoi i dërguari amerikane.

Por – shtoi ai – do të jetë Presidenti Donald Trump ai që do të vendosë se ku dhe në çfarë niveli do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet zyrtarëve nga të dy palët, d.m.th. Talebanit dhe SHBA-së.

Khalilzad theksoi se marrëveshja në parim kërkon gjithashtu reduktimin në një fazë të parë të dhunës në provincat e Kabulit dhe Parvanit.

Pasi njoftoi të shtunën përfundimin e raundit 9. të bisedimeve me përfaqësuesit e Talebanit në Katar, ambasadori Khalilzad shkoi të dielën në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, ku në mbrëmje pati një takim me Presidentin Ashraf Ghani./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne