Khamenei: Disa nga zyrtarët amerikanë janë “idiotë të klasit të parë”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, sulmoi politikanët në Uashington duke i quajtur kllounë dhe idiotë jo të besueshëm, dhe shtoi se politika amerikane ndaj Iranit vetëm se ka bërë që vendi të lulëzojë.

Disa zyrtarë amerikanë “pretendojnë të jenë çmendur” dhe janë “idiotë të klasit të parë”, tha të mërkurën Khamenei gjatë një fjalimi në qytetin e Kumit, në perëndim të Iranit qendror. Vërejtjet u publikuan më vonë në llogarinë e tij në Twitter.

“Shpesh armiku flet si klloun”, vazhdoi ai duke theksuar se “një zyrtar amerikan” kohët e fundit kishte thënë se Teherani duhet të mësojë për të drejtat e njeriut nga Arabia Saudite.

“Çfarë mund ta quajmë atë tjetër vetëm se një klloun?”

Khamenei shkruajti gjithashtu se sanksionet e vendosura kundër Iranit në të kaluarën i kishin mundësuar kombit që “të lulëzojë” dhe se vendi do të “dalë nga kjo fazë”.

Më herët këtë javë, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo paralajmëroi se Uashingtoni do ti “dyfishojë” përpjekjet diplomatike dhe komerciale për ta vënë Iranin nën një presion të vërtetë në një të ardhmen të afërt.

Teherani dhe Uashingtoni janë përplasur diplomatikikisht që kur Presidenti Donald Trump e tërhoqi SHBA-në në mënyrë të njëanshme nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) mbi programin bërthamor iranian. Ai e quajti marrëveshjen “të mangët në thelbin e saj” dhe ka përmendur mosbesim ndaj Iranit.

Masa e Trumpit kritikua ashpër nga BE, Rusia dhe Kina, të cilët gjithashtu ishin nënshkrues të marrëveshjes. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e ngarkuar me mbikëqyrjen e programit bërthamor të Iranit, tha se vedni i është ishte përmbajtur marrëveshjes.

Shtëpia e Bardhë i riaktivizoi sanksionet kundër sektorit të energjisë dhe sektorit bankar iranian. Zyrtarët amerikanë thonë se kufizimet kanë për qëllim eliminimin e tregtisë së naftës së Iranit. Lidershipi i Republikës Islamike i hodhi poshtë sanksionet dhe i quajti provokuese dhe të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe premtoi se do të hakmerret./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne