Kina dhe Rusia do të zhvillojnë konsultime strategjike për sigurinë

Pekini dhe Moska do të zhvillojnë konsultime katër-ditore të sigurisë strategjike duke filluar të hënën në Rusi, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.

Pala kineze do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Wang Yi, ndërsa pala ruse do të përfaqësohet nga Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit rus.

Konsultimet do të përfundojnë të enjten.

Udhëtimi i Wang në Rusi vjen një ditë pasi ai zhvilloi një takim dy-ditor me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan në Maltë, ku të dy palët diskutuan edhe për luftën Rusi-Ukrainë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne