Kina lëshon Librin e Bardhë mbi pozicionin e saj në konsultimet tregtare me SHBA

Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit lëshoi të dielën një libër të bardhë, për të treguar kështu një tablo gjithëpërfshirëse të konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe për të prezantuar pozicionin e politikës së Kinës mbi këto konsultime.

Libri i Bardhë, i titulluar “Pozicioni i Kinës në Konsultimet Ekonomike dhe Tregtare Kinë-SHBA”, me tri seksione, sqaron dëmtimet e shkaktuara nga fërkimet tregtare të provokuara nga SHBA-ja, tërheqjen e SHBA-ve nga angazhimet e tyre në këto konsultime, si dhe angazhimin e Kinës në konsultime të besueshme, të bazuara në barazinë dhe përfitimin e përbashkët.

Qëkur mori detyrën, administrata e re e SHBA-së ka përdorur deficitin tregtar dhe pronësinë intelektuale si justifikimet për të provokuar shpesh fërkimet ekonomike dhe tregtare, për të vendosur në mënyrë të njëanshme tarifa shtesë kundër Kinës, duke e detyruar kështu Kinën që të marrë masa të forta për të mbrojtur interesat e saj, u shpreh zv.ministri i Tregtisë së Kinës z.Wang Shouwen në një konferencë për shtyp në Pekin, ditën e diel.

Ai u shpreh gjithashtu se veprimet e SHBA-së kanë vënë në rrezik interesat e dy vendeve dhe mbarë botës dhe kanë injoruar natyrën “win-win” të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së.

Wang mohoi akuzat e SHBA-së se Kina u tërhoq nga pozicioni i saj në bisedimet tregtare. “Derisa të bihet dakord për gjithçka, asgjë nuk është rënë dakord”, shtoi ai.

Wang i bëri thirrje SHBA-së që të takohet në gjysmë të rrugës me Kinën, t’i përmbahet frymës së respektit reciprok, barazisë, përfitimeve të përbashkëta dhe të promovojnë bashkërisht zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve bilaterale ekonomike dhe tregtare.

KINA NUK DËSHIRON, POR NUK I TREMBET LUFTËS TREGTARE

Marrëdhëniet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së shërbejnë si kundërpeshë dhe helikë e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale. Janë në rrezik interesat themelore të dy popujve si dhe prosperiteti dhe stabiliteti i botës, sipas Librit të Bardhë. Që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe SHBA-së, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare kanë përshkuar rrugë të gjatë, duke i zgjeruar fushat e bashkëpunimit dhe duke i ngritur në nivelet më të larta. Është krijuar një marrëdhënie e përfitimit reciprok dhe “win-win”, me komplementaritet të fortë dhe me interesat e ndërlidhura, duke u sjellë përfitime jo vetëm të dyja vendeve, por gjithashtu gjithë botës, sipas Librit të Bardhë.

MASAT TARIFORE TË IMPONUARA NGA SHBA-JA DËMTOJNË TË TJERËT DHE NUK KANË ASNJË PËRFITIM PËR VETEN

Administrata e SHBA-së ka vendosur tarifa shtesë për mallrat kineze që eksportohen në SHBA, duke penguar tregtinë për të dyja palët dhe bashkëpunimin e investimeve, duke minuar besimin në treg dhe stabilitetin ekonomik të të dyja vendeve dhe globalisht, sipas Librit të Bardhë. Masat amerikane të tarifave kanë çuar në rënien e volumit të eksporteve kineze në SHBA, e cila ra prej 9.7% në katër muajt e parë të 2019-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, duke rënë për 5 muaj radhazi, thuhet në Librin e Bardhë, duke cituar të dhënat nga faqja zyrtare e Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.

FËRKIMET TREGTARE TË PROVOKUARA NGA SHBA-JA RREZIKOJNË TË GJITHË BOTËN

Fërkimet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, të provokuara nga SHBA-ja, dëmtojnë interesat e të dy vendeve dhe gjithë botës.

Duke trumbetuar “Amerika e Para”, administrata aktuale amerikane ka adoptuar një serë masash unilaterale dhe proteksioniste, duke përdorur rregullisht tarifa si një “shkop të madh” dhe duke detyruar vendet e tjera të pranojnë kërkesat e saj. SHBA-ja ka nisur hetimet e shpeshta nën seksionin 201 dhe 232, të cilët nuk përdoren për kohë të gjatë kundër partnerëve të tij kryesorë tregtarë, duke shkaktuar përçarje në peizazhin global ekonomik dhe tregtar. Specifikisht duke shënjestruar Kinën, në gusht 2017 SHBA-ja lançoi një hetim unilateral nën seksionin 301. Duke mbyllur sytë ndaj përpjekjeve të palodhura dhe progresit të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e mjedisit për investitorët e huaj, SHBAtë kanë lëshuar një mori vëzhgimesh të pjerrëta dhe negative, duke vendosur tarifa shtesë ekonomike dhe kufizime në investimet në Kinë dhe provokuar fërkime midis dy vendeve, tha Letra e Bardhë.

AKUZA E SHBA-SË NDAJ KINËS PËR VJEDHJEN E IP-SË DHE TRANSFERIMIN E DETYRUAR TË TEKNOLOGJISË ËSHTË E PABAZUAR

Të akuzosh Kinën për vjedhje të pronësisë intelektuale për të mbështetur zhvillimin e vetë, është trillim i pabazë, sipas Librit të Bardhë. Të dhënat historike konfirmojnë se arritjet e Kinës në shkencë dhe inovacion teknologjik nuk janë diçka e vjedhur ose e marrë me forcë nga të tjerët; ato janë fituar me përpjekjet e veta dhe punë të zellshme, thotë Letra e Bardhë.

NGACMIMET TREGTARE TË SHBA-SË DËMTOJNË BOTËN

Globalizmi ekonomik është një trend i vendosur fort të kohës dhe unilateralizmi i “fqinjës që lyp” dhe proteksionizmi janë jopopullor, sipas Librit të Bardhë. Masat proteksioniste tregtare që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër rregullave WTO, dëmtojnë sistemin tregtar multilateral, përçajnë seriozisht zinxhirët industrialë botërorë dhe zinxhirët e furnizimit, minojnë besimin e tregut, dhe paraqesin një sfidë serioze për rimëkëmbjen ekonomike globale dhe një kërcënim për trendin e globalizimit ekonomik, thotë Letra e Bardhë.

TREGTIA, INVESTIMET KINË-SHBA SJELLIN PËRFITIME RECIPROKE

Kina dhe SHBA janë partnerët tregtarë më të mëdhenj të njëra-tjetrës dhe burim i rëndësishëm investimi dhe bashkëpunimi i tyre tregtar ka sjellë përfitime domethënëse për të dyja shtetet dhe popujt e tyre, sipas Librit të Bardhë. Në vitin 2018, tregtia bilaterale në mallra dhe shërbime i tejkaluan 750 miliardë dollarë amerikanë dhe investimi direkt me dy drejtime arriti 160 miliardë dollarë amerikanë, thotë Letra e Bardhë.

TËRHEQJA E SHBA-SË NGA ANGAZHIMET E KONSULTIMEVE TREGTARE KINË-SHBA

Që prej lançimit në shkurt 2018, konsultimet ekonomike dhe tregtare kanë përshkuar rrugë të gjatë, ku Kina dhe SHBA-ja të bien dakord në shumicën e pjesëve të marrëveshjes. Por konsultimet nuk kanë qenë pa pengesa, secila si rezultat i prishjes së konsensusit e angazhimit dhe tërheqjes së SHBA-së, sipas Librit të Bardhë. Në përgjigje të fërkimit tregtar dhe ekonomik që nisi nga SHBA-ja, Kina është detyruar të marrë kundërmasa, duke qenë se marrëdhëniet e tregtisë dhe investimeve bilaterale u goditën. Për mirëqenien e popullit kinez dhe amerikan dhe zhvillimin ekonomik të dy shteteve, të dyja palët e gjykojnë të nevojshme për t’u ulur në tavolinën e negociatave dhe të arrijnë një zgjidhje ndërmjet konsultimit, sipas Librit të Bardhë.

ASNJË SFIDË NUK E FRENON ZHVILLIMIN E KINËS

Asnjë sfidë nuk e frenon zhvillimin e Kinës, megjithëse zhvillimi i saj nuk është gjithmonë një lundrim i qetë, vështirësitë, madje, edhe rreziqet janë të pashmangshme, tha letra e bardhë. Çfarëdo që do të sjellë e ardhmja, Kina ka besim se i pranon sfidat me kokë, duke kthyer rreziqet në mundësi dhe duke hapur kapituj të rinj, sipas librit të bardhë.

KINA NUK DO TË TËRHIQET NGA ÇËSHTJET PARIMORE

Gjatë konsultimeve, sovraniteti dhe dinjiteti i një shteti duhet të respektohet dhe çdo marrëveshje e arritur nga të dyja palët duhet të bazohet në barazi dhe përfitime reciproke, sipas librit të bardhë. Libri i bardhë vuri në dukje se çdo shtet ka çështjet e veta parimore dhe mbi çështjet e mëdha parimore Kina nuk do të tërhiqet.

KINA ËSHTË E ANGAZHUAR PËR KONSULTIME TË BESUESHME BAZUAR NË BARAZI DHE PËRFITIME RECIPROKE

Qeveria kineze refuzon idenë se kërcënimet për luftë tregtare dhe rritja e vazhdueshme e tarifave mund të zgjidhë çështjet ekonomike dhe tregtare, thuhet në letrën e bardhë. Udhëhequr nga fryma e respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit reciprok, të dyja shtetet duhet t’i shtyjnë përpara konsultimet, duke u bazuar në besimin e mirë dhe besueshmërinë për një përpjekje për të adresuar problemet, ngushtimin e diferencave, zgjerimin e interesave të përbashkëta dhe bashkimit në mbrojtjen e zhvillimit dhe stabilitetit ekonomik global, sipas librit të bardhë.

QEVERIA E SHBA–SË MBAN PËRGJEGJËSI PËR PENGESAT NË KONSULTIMET TREGTARE ME KINËN

Akuzat e qeverisë së SHBA-së për tërheqjen e Kinës janë totalisht të pabazuara, sipas librit të bardhë. Letra e bardhë vuri në dukje së është praktikë e zakonshme për të dyja palët të bëjnë propozime të reja për përshtatje të tekstit dhe gjuhës në konsultime të vazhdueshme. Në më shumë së 10 raundet e mëparshme të negociatave, administrata e SHBA-së i ndryshonte vazhdimisht kërkesat. Është mungesë maturie të akuzosh Kinën për “tërheqje” kur bisedimet janë në zhvillim e sipër.

BASHKËPUNIMI ËSHTË ZGJIDHJA E VETME E DUHUR PËR KINËN DHE SHBA-NË Bashkëpunimi është zgjidhja e vetme e duhur për Kinën dhe SHBA-në dhe “win-win” është e vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë, sipas librit të bardhë. Për sa i përket se ku po shkojnë konsultimet tregtare dhe ekonomike Kinë-SHBA, Kina po shikon para, jo mbrapa. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet për çështjet ekonomike dhe tregtare, në fund të ditës, kanë nevojë të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve, tha letra e bardhë.

*Analizë e Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit Kinez, përcjellë nga ambasada kineze në Tiranë për gazetën “Panorama”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne