Kina rreshtohet me Rusinë, dënon sulmin me raketa në Siri

Pas sulmeve me raketa të SHBA, Britanisë dhe Francës kundër Sirisë, ka reaguar edhe Kina. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying tha se Kina vazhdimisht ka kundërshtuar përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se çdo veprim ushtrak që anashkalon Këshillin e Sigurimit të OKB ka shkelur parimet dhe normat themelore të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë që kundër kësaj ndërhyrje është shprehur normalisht Rusia, aleatja e Assad. Turqia nga ana tjetër i ka përkrahur sulmet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne