Klodian Tomorri: Tek ARMO ndryshojnë emrat e kompanive, por jo pronarët!

Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se rafineria e Ballshit, pjesë e ARMO-s, është rivënë sërish në punë, nga dy kompani me emra të ndryshuar, por pronar të njëjtë.

Tomorri:  Është i njëjti skenar me Ballshin, që po përsëritet. ARMO aktualisht është në pronësi të një banke, d.m.th rafineria e Ballshit, është shitur te një kompani, përmes një manovre të çuditshme ku kompania blerësve krijohet vetem me 10 mijë paund kapital dhe nuk ka asnjë ekspert në fushën e naftës, vjen merr Ballshin, dhe e vetmja garanci që lë janë aksionet e veta. D.m.th asgjë, nga kjo kompani pastaj ka pasur një marrëshje, e cila kjo doli nga skena dhe ka hyrë Bylis dhe Tosk Energy, por puntorët thonë që njerzit që vijnë aty janë të njëjtët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne