Bota

Koalicioni amerikan sulmon “gabimisht” civilët në Irak

Si pasojë e një sulmi në perëndim të Mosulit në Irak, nga forcat ajrore të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja thuhet se janë goditur “gabimisht” civilët. Në këtë sulm të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë i ditur për AA nga një zyrtar i forcave anti-terror të Irakut, Jahja Hamid. Ai ka thënë se përmes një sulmi ajror, forcat e koalicionit kanë sulmuar “gabimisht” civilët në rajonin Es-Sekek. Hamid ka vënë në dukje se si pasojë e sulmit të paktën 3 civilë kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Koalicioni ende nuk ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë sulm.

Nga ana tjetër Komandanti i Forcave të Operacioneve për Ninova-n, Ahmed el Xheburi ka thënë se si pasojë e rënies së një predhe në Er-Risale, në një vend ku civilët po merrnin ujë nga një pus, të paktën 2 civilë kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur.

Forcat e koalicionit ndërkombëtarë në datat 17-23 mars në rajone të ndryshme të Mosulit, vranë më shumë se 200 civilë në sulmet ajrore, sulme këto të cilat u cilësuan si të organizuara “gabimisht” nga koalicioni./ AA

OPINIONE

INTERVISTA