Kocias: Nëse nuk arrihet një marrëveshje, nuk do të jetë faji jonë

Nikos Kotcias në intervistë pët “Istories” në televizionin grek “Sky”, u shpreh se Greqia në të gjitha këto muaj negociatash ka vepruar në mënyrë të drejtë për kërkesën e zgjidhjes së emrit me opsionin ‘erga omnes’ dhe për herë të parë pas kaq muajsh negociatash Greqia dhe Maqedonia janë kaq afër një marrëveshje historike.

Por, nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, nuk do të jemi ne fajtor dhe këtë e dinë të gjithë, theksoi ai.

Kotcias vlerësoi se bisedimet po shkojnë mirë, por duhet edhe të pyetet pala tjetër se “a e pranon“erga omnes” dhe sqaroi se është perceptim i gabuar, që erga omnes të jetë vetëm për përdorim të jashtëm.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, në intervistën e mbrëmshme për “Sky” ky qëndrim i tij edhe njëherë mbështet shembullin në dokumente, se nuk mundet që në dokumente të brendshme dhe dokumente të jashtme të përdoret emër i ndryshëm, sepse do të ketë moment ku një dokument i brendshëm, për shembull letër njoftimi, ose diploma, në atë rast do të figuronte emri kushtetues dhe jo emri i ri. Sipas Kotcias, kjo do të sjellë mos pajtueshmëri çdo ditë se cilin emër të përdoret.

Në kuadër të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, i pyetur se a është e mundur “integrim para kohe” përgjigjja ishte negative, duke sqaruar se kjo mund të sjell probleme dhe shtypje ndaj Greqisë.

Shefi i diplomacisë greke, edhe një herë e përsëriti se koha është shumë e shkurt për të arritur marrëveshja deri në qershor në samitin e NATO-s. Duke sqaruar se për mbajtjen e referendumit në Maqedoni, duhen së paku dy muaj, pastaj të ratifikohet në OKB, që të nënshkruhet marrëveshja ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne