Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa

Me dhjetëra kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në mënyrë të tmerrshme në ambientet e Xhamisë Al Aksa.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kolonët sionist ditën e enjte me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Al Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë duke hedhur slogane anti-islame. Vlen të theksohet se Xhamia Al Aksa konsiderohet simboli kryesor i identitetit islamik të Palestinës dhe qyteti Bejtul-Mokades vazhdimisht po përballet e veprimet shkatërruese të regjimit sionist. Në mënyrë të vazhdueshme kolonët sionistë të mbështetur nga forcat ushtarake të regjimit sionist hyjnë me dhunë në këtë vend të shenjtë dhe ofendojnë simbolet e shenjta fetare të myslimanëve. Ndërkohë forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten kanë kryer sulme dhe bastisje të gjera në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 9 qytetarë palestinezë./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne