Koment – Periudhë e re në Siri

Autor: Cemil Dogaç Ipek

Samiti kritik, i cili me ftesë të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin më 22 nëntor mblodhi në një vend Presidentin e Turqisë, Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, është ndjekur me interesim të madh të opinionit publik të rajonit dhe atë ndërkombëtar. Në të vërtet samiti i Soçit është një hap i ri pas Astanës, i hedhur në kuadër të bashkëpunimit selektiv të filluar me iniciativën e tre vendeve në fjalë. Duhet të përmendet edhe koniunktura, e cila përshpejtoi mbajtjen e samitit të Soçit mes liderëve.

Pavarësisht interesave dhe qëndrimeve të ndryshme të shfaqura deri më sot në Siri, të tre vendet vendosën që bashkëpunimin selektiv të krijuar me samitin e Soçit e që filloi me procesin e Astanës në vitin 2016, ta bëjnë të dukshëm për opinionin ndërkombëtar. Nuk është për tu çuditur se këtë e dëshiruan të tre vendet, sepse formimi i pesë zonave jokonfliktuale në Siri nga ana e tre vendeve garantuese dhe vazhdimi i armëpushimit pavarësisht disa shkeljeve, është një sukses i madh i arritur në Siri. Njëra prej çështjeve më të rëndësishme që mblodhi Turqinë, Rusinë dhe Iranin në një vend është pikëpamja e përbashkët për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë. Deklaratat e bëra nga tre liderët në këtë kontekst pas samitit të Soçit për arritje në konsensus politik për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Siri, është tregues i vazhdimit të marrëveshjes së Astanës. Gjithashtu tregon se është arritur në një fazë serioze nga aspekti i fazës politike të çështjes së Sirisë. Në këtë kontekst deklarata e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin se sirianët do të përcaktojnë vet fatin e tyre është mjaftë i rëndësishëm.

Në qoftë se në këtë zhvillim shikojmë nga aspekti i turkmenëve sirianë, atëherë shohim se lufta e turkmenëve për “nderë dhe liri”, që zhvillohet prej vitit 2011 e këtej, ka arritur në një fazë të re. Ndryshimi i ekuilibrave të brendshme ushtarake dhe politike në Siri dhe pika në të cilën ka arritur ekuilibri i fuqive rajonale në Lindjen e Mesme, bëri që çështja e zgjidhjes politike të del para asaj ushtarake. Sot turkmenët sirianë dhe Kuvendi i Turkmenëve të Sirisë, që është përfaqësuesi legjitim i tyre, bëjnë përpjekje për tu ulur në tavolinë për gjetjen e zgjidhjes politike, me qëllim të mbrojtjes së interesave qoftë politike, qoftë diplomatike të popullit turkmen në Siri.

Natyrisht që turkmenët përfaqësohen në platforma të ndryshme brenda opozitës siriane. Megjithatë edhe pse përpjekja e bërë në këto platforma për të ruajtur të drejtat e turkmenëve është shumë e rëndësishme ajo nuk është e mjaftueshme. Turkmenët sirianë janë grupi i dytë etnik për nga numri i popullsisë pas arabëve. Ata janë njëra prej viktimave më të mëdha të procesit që u la pas në Siri. Turkmenët asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur me organizatat terroriste fetare/etnike dhe çdoherë kanë mbrojtur tërësinë territoriale të Sirisë, ndërsa sot si pjesë e shoqërisë ata duan ti mbrojnë të drejtat e tyre në tavolinë. Kjo është një kërkesë e drejtë, sepse mospërfaqësimi i turkmenëve sirianë në asnjë mbledhje në lidhje me të ardhmen e Sirisë do të bëhet shkak i marrjes në pyetje të sinqeritetit dhe legjitimitetit të asaj mbledhjeje.

Në këtë kontekst Kuvendi Turkmen dëshiron që të marr pjesë në Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë, mbajtja e të cilit është planifikuar gjatë samitit tresh në Soçi dhe ku do të përfaqësohen të gjithë popujt e Sirisë. Dihet që pranë autoritetet dhe institucioneve përkatëse kanë filluar të gjitha iniciativat e nevojshme në këtë drejtim.

Objektivi kryesor i turkmenëve të Sirisë qoftë në Soçi, qoftë në platforma tjera, është njohja e ekzistencës së tyre në Siri me anë të kushtetutës së re që do të hartohet në kuadër të parimit të ruajtjes së tërësisë territoriale dhe marrja e një statusi ligjor që do të mbron dhe siguroj të drejtat e tyre. Besoj se në këtë pikë kërkesa e turkemëve do të jetë dhënia e statusit të “popullit themelues”.

Turkmenët bënë të ditur se janë të hapur për dialog politik me të gjitha palët me qëllim të arritjes në këtë objektiv gjatë periudhës së ardhshme. “Vija e kuqe” e vetme e turkmenëve të Sirisë në këtë çështje është mosmarrja pjesë në platformë të njëjtë me organizatat terroriste të cilat paraqesin kërcënim për sigurinë e Sirisë dhe Turqisë. Në këtë kontekst do të ishte e drejt që turkmenët të mos jenë në tavolinën e njëjtë me aktorët fetar/etnik, të cilët kanë marrë pjesë në aksione të ndryshme ndaj tërësisë territoriale. Turkmenët deklaruan se gjatë procesit të ardhshëm janë kundër çdo strukture/autoriteti të pjesshëm dhe ky është një qëndrim i drejt. Sepse dhënia e statuseve federale/autonome disa grupeve etnike/fetare, të cilat do të dëmtonin tërësinë territoriale të Sirisë, do të sjellin rezultate negative ashtu siç u dëshmua edhe në Irak. Kjo ishte arsyeja kryesore e shfaqjes së DAESH-it në Irak. Turkmenët nuk kanë kërkesa për ndonjë zonë federale/autonome, sepse këtë e shikojnë si ndarje të vendit. Turkmenët e Sirisë mbrojnë modelin e një shteti unitar ku të gjitha grupet gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne