Shqiperia

Komisioni për shkarkimin e Metës mblidhet nesër, diskutohet opinioni i “Venecias”

Pas një ndërprerjeje disa mujore, Komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës, po i rikthehet çështjes sërish, tanimë jo vetëm me pretendimet e mazhorancës kundër tij.

Afati i komisionit nuk premton shumë kohë, ndaj të hënën mbledhja e do të përqendrohet tek Opinioni i Komisionit të Venecias mbi emërimet e vitit të shkuar të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që vazhdon të jetë jo funksionale.

Ky opinion, që e kërkoi institucioni i Kuvendit, i ka dhënë të drejtë Presidentit Meta në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe pezullimin e betimit të Arta Vorpsit dhe zgjedhjen e Marisa Xhaferllari, edhe pse nuk kishte renditjen më të mirë nga KED.

Në këto kushte, të një vlerësimi të tillë nga Komisioni i Venecias, mbetet të shikohet vendimi i mazhorancës, që në fakt ka dhënë sinjale tërheqjeje nga qëllimi i saj për të nxjerr Metën nga Presidenca përpara datës 24 korrik 2022.

Balla deklaroi në qershor: ”Shkarkimi i Presidentit nuk ka qenë qëllim në vetvete.”

Komisioni hetimor ka afat deri më datën 31 të këtij muaji për të dhënë vendimin për Presidentin Meta, që u vu nën hetim nga mazhoranca fillimisht për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./tpz

OPINIONE

INTERVISTA