Komiteti kushtetues për Sirinë do të takohet më 30 tetor

Komitetit kushtetues për Sirinë do të takohet në Gjenevë të Zvicrës më 30 tetor, tha një burim për Anadolu Agency (AA) në kushte anonimiteti.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres të hënën njoftoi përbërjen e trupit që do të hartojë kushtetutën e re të Sirisë pas më shumë se 8 vite luftë e cila ishte shkatërrimtare për shtetin dhe popullin e saj.

“Kam kënaqësinë të njoftoj marrëveshjen e Qeverisë së Republikës Arabe të Sirisë dhe Komisionit Negociator të Sirisë për një Komitet kushtetues të besueshëm, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës, të mbështetur nga OKB-ja në Gjenevë”, tha Guterres.

Siria u përfshi në një luftë civile shkatërrimtare që në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it u përpoq të shuaj me forcë protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u vranë në konfliktin e përgjakshëm dhe miliona të tjerë u detyruan të largohen nga Siria pasi shumë vendbanime janë kthyer në rrënoja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne