Komunikatë nga TBMM për masakrat e armenëve në Azerbajxhan

Komisioni i Çështjeve të Jashtme pranë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) publikoi një komunikatë me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Hoxhalisë.

Në komunikatë rikujtohet se nga ana e njësive armene, në sulmin ndaj qytezës Hoxhali në Karabakun e Sipërm më 26 shkurt 19922, u masakruan në mënyrë të llahtarshme 613 nënshtetas azerbajxhanas të pafajshëm nga këta 106 ishin gra, 63 fëmijë dhe të tjerët ishin të moshuar mbi 70 vjeç.

Në këtë masakër u plagosën 487 persona, ndër të cilët 76 fëmijë kurse 1275 të tjerë u morën robër nga ana e forcave armene.

Ndërkaq nga ajo ditë e deri më sot nuk dihet fati i 150 personave të humbur.

Në komunikatë shkruhet: “Turqia ndjen gjithmonë në thellësinë e zemrës sulmet mizore dhe masakrën me të cilën u përballën vëllezërit tanë azerbajxhanas në Hocali përpra 26 vjetësh dhe e ndajmë këtë dhimbje me ndjenjat tona më të sinqerta. Ne dënojmë fuqishëm këtë masakër të bërë nga njësitë e Republikës së Armenisë dhe pushtimin që vazhdon prej vitesh ndaj tokave të Azerbajxhanit”.

“Maskara e Hocalisë është një nga fletët më të errëta të historisë së njerëzimit dhe me pasojat e saj vazhdon të mbajë cilësinë e një problemi për paqen, qetësinë, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit” bëhet e ditur në komunikatë dhe vijohet duke u shprehur se ”Si pasojë e kësaj dhune të pamëshirshme dhe çnjerëzore kundrejt popullit civil dhe si pasojë e pushtimit, rreth 1 milionë azerbajxhanas janë detyruar të braktisin atdheun e tyre dhe janë detyruar të bëjnë një jetë prej të arratisuri prej më shumë se çerek shekulli”.

Në komunikatë theksohet se dëshmitarët e ngjarjes janë ende gjallë dhe ato që u përjetuan në Hocali nuk janë ngjarje historike por janë të vërteta të ditëve tona.

“Ne theksojmë edhe një herë se në mënyrë që këto veprime të dhunshme, që janë një njollë e zezë e njerëzimit, të mos përsëriten më duhet që shoqëria ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe në kuadër të vendimeve të marra nga Organizata e Bashkëpunimit Islam, ti jepet rëndësia dhe reagimi i duhur ndaj këtyre masakrave. Duam të shprehemi se jemi në solidaritet me vëllezërit azerbajxhanas në këtë çështje të drejtë. Me këtë rast kërkojmë të përsërisim edhe një herë thirrjen tonë që shkaktarët e kësaj ngjarjeje të nxirren përpara drejtësisë dhe Armenia të tërhiqet menjëherë nga tokat e pushtuara të Azerbajxhanit” shkruhet në komunikatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne