KOMUNIKIMET E ESAT PASHËS NË FRONTIN E ÇANAKALESË

Përgatiti : Mustafa Bıyıklı

Përktheu : Holger Protopapa

Përmbajtja

PARATHËNIE

Regjistrimet

Transkriptimi nga Osmanishtja

Kopjet Origjinale

Fotografi

PARATHËNIE

    Kjo vepër përmban telefonatat dhe komunikimet e Esat Pashës si komandant i Forcave të Veriut, me ministrinë e luftës, komandat dhe  divizionet ushtarake gjatë luftës së Çanakalesë. Nëpër regjistrimet e bëra Esat Pasha nuk përmendet me emrin e tij por përmendet si Komandant i Forcave të Veriut. Megjithatë, duke pasur parasysh që në atë periudhë historike komandant i Forcave të Veriut ishte Esat Pasha, del qartë se këto komunikime dhe telefonata i përkasin atij. Në cepin e poshtëm djathtas të disa prej këtyre komunikatave gjëndet nënshkrimi  “Hasan” e shkruar me të njëjtin laps dhe në të njëjtin bllok. Për të mos humbur kohezjonin e komunikatave që kemi në dorë, është parë e arsyeshme që edhe këto komunikata të nënshkruara me emrin “Hasan” të përfshihen në libër.

     Regjistrimet e këtyre telefonatave dhe letrave, të gjendura  me shkrim dore në faqet e një blloku të vijëzuara në arkivin personal të Mustafa Yeşilit në Sektorin e Veprave të Rralla të Bibliotekës Mustafa Yeşil në Kytahja, janë të regjistruara me numrin rendor 498 në Regjistrin e Veprave të Shkruara. Regjistrimet e gjithsej 42 telefonatave dhe komunikatave që gjenden në të, janë shkruar me shkrim dore me laps në fletët origjinale të bllokut. Regjistrimet që kemi në dorë janë kopjet e bllokut.

   Regjistrimet në fjalë kanë një rëndësi të veçantë sepse na japin të dhëna mbi gjëndjen e ushtarëve turq në front, sasinë dhe nevojën për municione, topa, predha dhe   për llojin e tyre, problemet me municionet në front dhe se me sa kursim duhet të përdoreshin municionet në zotërim, sidomos predhat e topave, në kundërpërgjigje ndaj zjarrit intensiv të armikut gjatë Luftërave Tokësore të Çanakalesë.

   Komandat me të cilat komandanti i Forcave të Veriut Esat Pasha komunikonte nga fronti ishin si më poshtë:

 Komanda e Ushtrisë së Pestë.

 Komandat e Divizionëve të Nëntë, të Gjashtëmbëdhjetë dhe të Nëntëmbëdhjetë të zonës Anafarta.

 Komanda e Ushtrisë së Nëntë.

 Ministria e Luftës.

 Komanda  Prapavijës së Ushtrisë së Pestë.

 Komandat e Divizionëve të Pestë dhe të Nëntëmbëdhjetë.

 Komanda e Baterisë së Mortajave në fshatin Bahshi.

 Komanda e Diviozionit të Pestë,

 Komanda e zonës Anafarta.

 Komanda e Divizionit të Nëntë.

 Komanda e Artilierisë së Divizionit të Nëntëmbëdhjetë.

 Komanda e Divizionit të Nëntëmbëdhjetë.

 Komanda e Divizionit të Gjashtëmbëdhjetë.

   Në libër janë përfshirë kopja origjinale e regjistrit ku janë shënuar komunikimet në fjalë të Esat Pashës, komunikatat dhe telefonatat e regjistruara si dhe transkriptimi i tyre.Gjithashtu, sa do që gjuha e kohës është shumë e afërt me gjuhën e sotshme dhe kuptohet fare lehtë, në libër regjistrimet janë sjellë edhe me një gjuhë të thjeshtësuar me qëllim që ti drejtohemi çdo lloji lexuesi. Falenderimet shkojnë për pjestarët e Bibliotekës Kërkimore  Botuese dhe të Shtypjes  në Çamllëxha dhe veçanërisht për  z. Harun Tunxher.

  Jemi të mendimit se paraqitja e regjistrimeve në fjalë ku zënë vend mendimet dhe informacionet që pasqyron Esat Pasha mbi gjëndjen e ushtrisë në front në Luftën Tokësore të Çanakalesë, është e nevojshme dhe është një kontribut i rëndësishëm për të kuptuar sa më mirë Luftën e Çanakalesë.

  Shpresojmë që shumë ngjarje të luftës së Çanakalesë  të dalin në dritë falë veprave origjinale si kjo në mënyrë që të kemi një pasqyrim sa më të qartë dhe shkencor të historisë.

  

Ass. Doç. Dr. Mustafa Bıyıklı

                                                                                          Kütahya 2011

 

  

Regjistrimet

Kryesisë së Këshillit Ushtarak  të  Ushtrisë së Pestë  

   

    Shkresë

  Përgjigje telefonatës 2 Korrik 1915

  Askush nga Forcat e Veriut nuk ka shkuar  në prapavijë për municonet pa një urdhër nga ushtria. Vetëm pas një urdhri verbal, njësitë u dërguan për të marrë predhat “Schneider” por më pas u dha urdhri që të kthehen.

  Tani për tani në korpus kanë ngelur vetëm 400 arka municionesh për këmbësorinë, të mjaftueshme vetëm për një ose dy ditë dhe nuk ka më as edhe një bombë. Çdo ditë, nga divizionet ka kërkesa të vazhdueshme për furnizim me municone topash. Gjithashtu kemi bashkangjitur edhe një kërkesë të ardhur nga divizioni i gjashtëmbëdhjetë  për plotësimin e nevojave. Njësitë e fushës dhe të malit janë pothuajse tërësisht pa municione, për këtë arsye ashtu siç është kërkuar dhe më herët kërkohet që tu jepet urdhër autoriteteve përkatëse që të na furnizojnë sa më shpejtë me 2000 arka me municione për këmbësorinë, 1500 bomba dhe sa më shumë municione për topa.

2 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Ushtrisë së Pestë

 

Shkresë

Predha Sharapnel

Regjimenti i 7 Batalioni i 3

Njësia e malit 1783

Regjimenti i 5 Batalioni i 3

Njësia e malit 1978

Regjimenti i 16 Batalioni i parë

Njësia e fushës 1765

Regjimenti i 3, Batalioni i 3.

Njësia e malit 1576

(?)

60

  

   Siç e kemi paraqitur vazhdimisht edhe më herët, sasia e predhave të mbetura të baterive nëpër pozicionet e Forcave të Veriut është si më lartë. Sasia e predhave për secilën bateri është më pak se një mijë. Por sipas përvojave të mëparshme dihet se në rast të ndonjë sulmi të armikut apo qoftë edhe të përgatitjeve nga ana jonë për ndonjë sulm nevojiten mbi një mijë predha për secilën bateri. Në këto kushte bateritë  që gjenden në pozicion nuk mjaftojnë. Nuk duhet të ngelim pa municione në rast të ndonjë sulmi të armikut, që Zoti mos e dhëntë një fatkeqësi të tillë. Për shkak të nevojës urgjente për të shtënë herë pas here me obuz  për të mos lejuar përparimin shkatërrimtar të llogoreve të armikut të cilat i përforcojnë ato nga dita në ditë, kërkojmë urdhër që të na jepen për momentin së bashku me 2000 arkat për këmbësorinë dhe 1500 bombat e kërkuara dje edhe  disa mijëra municione për njësinë e malit, mundësisht 12 (? ), deri sa të mbërrijnë edhe predhat për njësinë e Fushës.

Komandës së Divizionit të Pestë

      Megjithëse  sipas një urdhëri të firmosur nga “Komandanti Ushtarak i Forcave të Veriut”  urdhërohej  që municionet e Njësisë së Municioneve të lehta të Forcave të Veriut të qëndronin  aty për shkak se Bateria e Katërt e Fushës së regjimentit të Pestë e cila do ti bashkohet divizionit nuk ka predha mjaftueshëm,  prapë janë marrë nga Njësia e Municioneve të Lehta një mijë Sharapnelë dhe deri në dy mijë bomba.  Duhet që sa më shpejt të dalin hapur arsyet e moszbatimit  të urdhrit të përmendur dhe emrat e atyre që guxuan të bënin një gjë të tillë, gjithashtu municionet  e marra duhet ti kthehen forcave tona.

                                                                              4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandës së Ushtrisë së Pestë

       

   Shkresë

   

  Siç dihet, armiqtë nga dita në ditë po përforcojnë pozicionet e tyre me një vrrull të madh. Potuhuajse mungojnë fare predhat e topave, sidomos për mortajat 15-she dhe 21-she si dhe për obuzët 12 centimetërsh me breshëri të cilat nevojiten për të qenë sa më efikasë ndaj pozicioneve të armikut. Ju lutemi që të dërgohen sa më shpejtë këto predha për të cilat kemi nevojë urgjente  dhe tu jepen forcave tona në sasi të mjaftueshme.

                                                                                      4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandave të Divizionit të Nëntë, të Gjashtëmbëdhjetë dhe të Nëntëmbëdhjetë në zonën Anafarta

Telefonatë

       Duhet që ushtarët të mbledhin copëzat e predhave të qëlluara nga armiqtë , sidomos pjesët e metalit ë verdhë dhe të bakrit dhe të dërgohen në qendër, komandantët të ngarkojnë me këtë detyrë një numër të mjaftueshëm ushtarësh, pjesët e mbledhura ti dorëzohen pak e nga pak Divizionit të Ushtrisë së Pestë si dhe të njoftohet baza për këtë situatë.

                                                                                        4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandës së Divizionit të Nëntë

Telefonatë

 Përgjigje: 3 Korrik 1915

Shkresat 913 dhe 914

  1- Për momentin njësive nuk do tu jepen municion. Të përdoren me kujdes ato që janë në dispozicion.

  2- Nuk ka arka municionesh bosh, prandaj furnizimi të bëhet avash avash nga divizioni

                                                                                         4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Ministrisë së Luftës

Sekret

  Tek mortajat fyell mund të përdoret barut pa tym. Kërkojmë që të përgatiten dhe të dërgohen qese baruti për distanca të ndryshme për të bërë prova.

                                                                                   4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

   Është prodhuar dhe vënë në dispozicion një bombë  e projektuar nga komandanti i njësisë së dytë të Regjimentit të Gjashtëmbëdhjetë të Artilierisë, Kapiten Ziver Efendiu.

                                                                                      4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

  Përgjigje: 4 Korrik 1915

Më poshtë janë paraqitur të dhëna mbi llojin,karakteristikën dhe numrin e topave të dëmtuar të Forcav të Veriut të cilat janë dërguar në Stamboll në “Fabrikën e Armëve”.

Numri i topave
Njësia e 4, Batalioni i 2, Regjimenti i 11111
Njësia e 4, Batalioni i 2, Regjimenti i 5575
Njësia e 7, Batalioni i 3, Regjimenti i 9Dy topa mali. Është dhënë vetëm numri i njërit prej tyre , 141. Tjetri është topi i katërt.

                                                                                       4 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Ministrisë së Luftës

Sekret

     Përgjigje: 6-7 Korrik 1915

    Mbi kutinë e tapave që përdoren në secilën prej mortajave 21 centimetërshe është shkruar: “Tapa amortizuese për topat e lëvizshëm, prodhuar nga Fabrika e Tapave Kërkagaç”.  Bëjmë me dije se  pasi baruti pluhur që ndodhet brënda predhave në fjalë është nxjerrë dhe është  përzjerë me barutin e topit, predhat janë mbushur sërish dhe janë lëshuar. Gjithashtu  kuptohet edhe nga gërvishtja e plotë e tyre se tapat kanë funksionuar. Ato nuk kanë lëshuar aq nxehtësi sa për të ndezur barutin pluhur ndërsa predhat kanë bërë përpara sepse ato nuk e kanë zgavrën e shkrepjes.

                                                                                      7 Korrik 1915

 Komandanti i Korpusit të Tretë

Kryesisë së Këshillit Ushtarak të Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

   Ende nuk janë marrë tetëdhjetë topat të cilat ishin caktuar për forcat tona.  Për shkak se nuk kemi nevojë, kërkojmë që ato të dërgohen tek grupet që kanë nevojë tek zonat e banuara.

                                                                                          7 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandës së  Forcave të Veriut

Telefonatë

Përgjigje për shkresën numër 1832 dërguar më 6 Korrik 1915

    Shkresë

   Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me urdhërin për  predhat që nevojiten për të provuar zjarrin me grykat e obuzëve, gjithashtu këtu nuk gjendet asnjë predhë për të realizuar këtë provë.  Për këtë arsye kemi nevojë për të paktën dyqind bomba (bashkë me qeset e barutit). Nëse nuk ka të tilla as aty ju lutem të kërkoni që të dërgohen menjëherë.

7 Korrik 1915

(Shënim: Disa rreshta të regjistrimit të telefonatës apo i tërë regjistrimi janë të vijëzuar përsipër. Nga këto viza kuptohet që regjistrimi është fshirë)

Kryesisë së Këshillit Ushtarak të Ushtrisë së Pestë

Shkresë

  Tek Forcat e Veriut nuk gjendet asnjë predhë për të provuar obuzët për të cilët është dhënë urdhri. Kërkojmë gjithashtu që të na dërgohen dy qind bomba së bashku me qeset e barutit.

Ministrisë së Luftës

Sekret

  Topat Krupp të Baterisë së shtatë të malit, të Regjimentit të nëntëmbëdhjetë, viaskat i kanë të gërryera dhe i kanë humbur pothuajse tërësisht veçoritë e tyre balistike për shkak të përdorimit të tyre të shpeshtë qoftë përgjatë luftës bullgare dhe qoftë që nga fillimi i kësaj lufte. Këto topa janë zëvendësuar  me topat e Baterisë së tetë dhe më pas janë dërguar për riparim, po për shkak se në rast nevoje ato duhet të përdoren në vijën e zjarrit në baterinë e përmendur kërkojmë në emër të korpusit që të dërgohen me urgjencë në Portin Akbaş katër  gryka topash për të bërë zëvendësimin e tyre.

                                                                                            7 Korrik 1915

Komandanti i Ushtrisë së Tretë

                

16. Komandës së Prapavijës së Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

   Përgjigje: 9 Korrik 1915

 Regjimenti i Nëntë i Artilierisë së Fushës gjëndet tek Forcat e Jugut.  Për dërgimin e topit të  Njësisë së Pestë së regjimentit në fjalë, i cili u riparua dhe u dërgua në Uzunköprü, i duhet bërë kërkesë komandës së Forcave të Jugut.

                                                                                       9 Korrik 1915

 Komandanti i Forcave të Veriut  

Komandave të Divizionit të Pestë dhe të Nëntë

Telefonatë

 Bateria e katërt e Batalionit të dytë të Regjimentit të pestë të Artilierisë  është në mbikqyrje në  Xhonkbajërë  dhe është nën urdhërat tuaj ashtu si më parë. Bateria në fjalë, në rast nevoje do të gjejë një pozicion në afërsi të Baterisë së Malit në qafën Ağıl Deresi. Bateria veç kësaj, që tani do të përgatisë pozicionet prapa Baterisë së Pestë në Xhonkbajërë dhe në qafën ndërmjet malit Koxha Hysejn dhe Xhonkbajërës. Për përgatitjen e këttyre dy pozicioneve Diviozioni i nëntëmbëdhjetë duhet të njoftojë korpusin.

                                                                                   9-10 Korrik 1915

 

Major Galib Beut, Komandanti i Artilierisë së Divizionit të Nëntëmbëdhjetë

Telefonatë

  Natën afër bregut nga llogoret e Xhesarettepesë është lëshuar një silurë (?) ,pas kërkesës nga komanda e Divizionit të nëntëmbëdhjetë bëhet e ditur nga Kryesia e Këshillit ushtarak  që të kryhen disa të shtëna dhe të rritet distanca pas silurës në fjalë në rast se vihet re një distancë e përshtatshme nga objektivi. Brënda mundësive kërkohet informacion në lidhje me rezultatet e manovrave të kryera.   

                                                                   9-10 Korrik 1915

Komandanti i Artilierisë së Forcave të Veriut

                                                                        Nënkolonel Hasan

Komandës së Baterisë së Mortajeve në Fshatin Bahshi

Shkresë

   Materialet dhe topat e mortajeve së bashku me një komandant dhe topçinjtë dërgojini tek reparti i mortajave të sheshta 15 centimetërshe të Divizionit të nëntëmbëdhjetë, pjesën tjetër të ushtarëve dërgojini tek depoja dhe më pas kthehuni në komandën e njësisë ku keni shërbyer më parë.

                                                                                      10 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Divizionit të Pestë

Telefonatë

   Për të pozicionuar mjetet matëse të këndit për topat  “Schneider” do të vijë usta Ismail Hakkiu nga Fabrika e Armëve. Në përfundim të detyrës së Batalionit të dytë, kërkohet që të mundësohen të gjitha lehtësimet që ustai të dërgohet në Batalionin e parë të Forcave të Jugut dhe pas përfundimit të detyrës  aty, të kthehet në Stamboll.

                                                                                    10 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandave të Divizionit të Pestë, të Nëntë, të Gjashtëmbëdhjetë, të Nëntëmbëdhjetë dhe Komandës së Zonës Anafarta

Telefonatë

   Kërkohet një kqyrje dhe informacion i hollësishëm sa më shpejtë për të gjitha predhat e lëshuar deri tani që nuk janë ndezur apo nuk janë shtënë, për sasinë e tyre, për shakun e mosfunksionimit, për llojin e tyre dhe se prodhim i cilës fabrikë janë.

10 Korrik 1915

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

   Së bashku me dokumentin që sqaron gjëndjen në lidhje me disa predha gjatë të shtënave në Njësinë e tetë të Batalionit të tretë të malit në Regjimentin e tretë tëArtilierisë së Divizionit të gjashtëmbëdhjetë, është vënë në dispocion edhe shkresa për një bombë.

10 Korrik 1915

                                                                                                                      Hasan

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

  Prej disa ditësh armiku po zhvillon një veprimtari të madhe përgatitore e cila tërheq jashtzakonisht vëmendjen. Sot ata kanë hapur zjarr në pika të ndryshme me anijet blinda Agamemnon, Kryqëzorë e silurë dhe me zjarrin e sharapneleve i kanë shkaktuar disfatë vijës tonë të parë përfshirë edhe baterive tokësore. Nisur nga këto veprime ogurzeza të armikut ka shumë mundësi që ata shumë shpejt të kalojnë në sulm. Topçinjtë tanë të cilët duhet të japin kundërpërgjigjen më të madhe në një situatë të tillë nuk posedojnë municione mjafuteshëm. Vetëm pas një orë luftimesh të ashpra është e sigurt se shumica e baterive do të mbesë pa asnjë municion. Për këtë arsye kërkoj që sa më shpejt të jetë e mundur Forcave të Veriut ti dërgohen në sasi të mjafuteshme predha për obuzët 12 centimetërsh, për mortajat 15-she dhe 21-she dhe … (??)

Komandës së Diviozionit të Nëntë

Sekret

    Divizionit tuaj i është dhënë një top 12 centimetërsh i kalibrit tridhjetësh për tu vendosur në një zonë të përshtatshme dhe të ruajtur  në Kabaltepe, për të mos lejuar që anijet e armikut  ti afrohen bregut dhe të hapin zjarr si të duan. Topi në fjalë ka mbërritur në port bashkë me 50 mbushjet e tij. Kërkojmë në mënyrë të përpiktë që të kryhet transporti me mjetet dhe kafshët e Batalionit Mantel dhe të mos shpërdorohet asnjë predhë pa qënë e nevojshme për shkak të numrit të kufizuar të tyre,madje edhe kur të shihet e domozdoshme pasi të koordinoheni me bateritë e tjera  mundohuni të jeni efikas vetëm me disa të shtëna.

                                                                                                  11 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Artilierisë së Divizionit të Nëntëmbëdhjetë

Telefonatë

    Në në portin Akbash, komandës së prapavijës i ka mbërritur një shënjestër që i përket Batalionit të tretë të malit, të Regjimentit të nëntë të artilierisë. Të merret në dorëzim me gjithë proçes-verbalin dhe të na njoftoni për të.

                                                                          11 Korrik 1915

 Komandanti i topçinjve, Nënkolonel Hasan

                                                                               Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

   Përgjigje: 10 Korrik 1915

       Telefonata

   Ju bëjmë me dije se dy ustallarët që erdhën për topat e Batalionit të dytë të Regjimentit të pestë të artilierisë më herët ishin dërguar tek Forcat e Jugut.

                                                                                          11 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Ushtrisë së Pestë

  Dy obuzët që duhet të provohen janë sejllë në Azmakdere. Bëjmë me dije se mungojnë predhat dhe duhet të na dërgohen sa më shpejt 200 predha, pra nga 100 predha për secilin top në të kundërt nuk do të mund të realizohet prova me sukses

12 Korrik 1915

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

  Sot është vënë re gjatë sulmit të armikut se artilieria e rëndë e krahut të majtë është dobësuar për shkak të shkëputjes së Batalionit të dytë të Regjimentit të 15 të artilierisë nga Forcat e Veriut. Për këtë arsye kërkojmë që të jepet urdhër që Bateria e fushës e cila gjëndet afër portit Akbash të kthehet tek forcat tona  dhe Bateria e Malit të qëndrojë në vendin e saj në të njëjtën detyrë për  goditjen e aeroplanëve.

12 Korrik 1915

                                                                                                                   Hasan

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

   Dëmi që mortajat 15 centimetërshe po i shkaktojnë armikut është shumë i madh, megjithatë kemi nevojë urgjente për predhat e topave në fjalë. Kërkojmë që sa më shpejtë të jepet urdhër që të na dërgohen nga Stambolli.

12 Korrik 1915

                                                                                                                           Hasan

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Sekret

  Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht, sa vjen edhe rritet nevoja për municionet e artilierinë së fushës dhe të malit të forcave tona. Përveç dy predhave Schneider në baterinë e fushës, në bateritë e tjera nuk ka ngelur asgjë. Kërkojmë që të na jepet një sasi e madhe e predhave në fjalë të cilat janë të vetmet që mund të jenë efikase ndaj llogoreve të armikut.

                                                                                          13 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Sekret

 Aksionet me bomba të armiqve kanë dëmtuar repartet tona. Për t’iu kundërpërgjigjur me bomba në të njëjtën mënyrë, nga të dyja divizionet janë kërkuar nga treqind bomba.  Tani për tani nevojiten në mënyrë urgjente sa më shpejtë pesë mijë bomba.

                                                                                     14 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së divizionit të pestë

Telefonatë

     Për Regjimetnin e pestë të artilierisë ka mbërritur  një arkë me tre pompa të presimit të ajrit Schneider. Jeni të lutur ti merrni në dorëzim nga komanda depërtuese në Akbash së bashku me proçesverbalin.

                                                                                       14 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Divizionit të Nëntëmbëdhjetë

Telefonatë

  Njëri prej dy oficerëce të repartit të mortajave  Mulzim Lytfi Efendiu duhet të transferohet në Komandën e Divizionit të Nëntë në vendin e ri ku është emëruar.

                                                                                          Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

   Komandës së Divizionit të Nëntë

Telefonatë

  Tek topi 12 centimetërsh që i është dhënë divizionit tuaj është emëruar nëntoger Lytfi Efendiu. Për spostimin në pjesët e sipërme Divizioni i nëntë është njoftuar. Pasi të mbërrijë kërkohet që artilieria të përdoret sipas udhëzimeve.

                                                                                   15  Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Divizionit të Nëntë

Sekret

   Përdorimi me kursim  i municioneve të artilierisë është shumë i rëndësishëm.  Situata nuk është e favorshme për furnizim me municione të njësive. Është tepër e nevojshme që të administroni sa më mirë municionin që keni në dorë e të prisni e të jeni vigjilentë për të neutralizuar zbarkimet dhe sulmet e armikut. Duhet të shmangni harxhimin e municioneve kundër anijeve që janë larg bregut dhe që nuk tentojnë të zbarkojnë. Vetëm në rast të ndonjë sulmi  të armikut  bateria në Pallamutlluk të komunikojë me Regjimentin e 16 të artilierisë dhe të hedhë në kundërpërgjigje repartet sulmuese dhe të hapet zjarr me kujdes dhe me kohë të cakktuar.  …. (?)

                                                                                          15  Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

 Përgjigje: 15 Korrik 1915

 Usta Hajdari dhe kolegu i tij janë të nisur nga Stambolli prej 15 ditësh për topat Shcneider, nën shoqërimin e një oficeri me kafshën e dhënë nga batalioni i tretë i regjimentit në fjalë dhe janë dërguar në Batalionin e parë të Forcave të Jugut. Bëjmë me dije se pas përfundimit të detyrës së tyre atje, ustallarët të cilët deri tani duhet të ishin kthyer, nuk  gjënden tek Forcat e Veriut.

                                                                                          13 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

a- Kryesisë së Këshillit të Luftës së Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

    Në lidhje me topat e rremë, kërkojmë që të jepet njoftim në mënyrë që të marrim aq topa sa është e mundur nga artilieria e fushës për të cilat jemi njoftuar se gjënden në prapavijë,  dhe për këtë të njoftohet prapavija.

                                                                                            13 Korrik 1915

Komandanti i Forcave të Veriut

b-  Komandës së Ushtrisë së Pestë

Telefonatë

     Tek Forcat e Veriut nuk ka ngelur asnjë bombë për t’iu shpërndarë reparteve. Ju lutem të njoftoni personat kompentë për dhënien e menjëheshme të pesë mijë bombave të kërkuara më parë.

                                                          16 Korrik 1915

                                                                     Kryetari i Këshillit të Luftës

Në emër të Komandantit të Forcave të Veriut

 

Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

    Bashkangjitur ndodhet raporti i Komandës së Artilierisë së Divizionit të gjashtëmbëdhjetë në lidhje me efikasitetin kundër armikut të municioneve të katër topave obuz të fushës10 centimetra e gjysëm me breshëri që i janë dhënë kohët e fundit Forcave të Veriut. Municionet e përmendura përbëhen vetëm nga sharapnelet, nuk  kanë ritmin e duhur dhe nuk zgjasin më shumë se disa qindra të shtëna.  Kërkojmë që të ndërhyni në mënyrë që të na dërgohen sa më shpejtë të jetë e mudnur në sasinë e duhur sharapnelet e taposura në rradhë  për topat e përmendur të  cilat do të ishin shumë efikase kundër prapavijës së armikut siç bëhet e ditur edhe  në raportin në fjalë.

17 Korrik 1915

                                                                                                                        Hasan

Komandës së divizionit të Pestë

Telefonatë

  Municionet e Baterisë së malit që ndodhet në Ağıldere po pakësohen më shumë se ç’duhet. Për këtë arsye përveç ndonjë rasti të domozdoshëm, duhet të evitoni të shtënat e kota ndaj  ushtarëve që mund të shihen tek tuk në prapavijën armike dhe kërkohet me ngulm që municionet e baterisë mos ngelen më pak se 1500 të shtëna.  

                                                                                       17 Korrik 1915

Komandati i Forcave të Veriut

Komandës së Divizionit të Gjashtëmbëdhjetë

Telefonatë

    Është vënë re se municionet e baterive të artilierisë së Divizionit tuaj janë pakësuar më shumë se ç’duhet. Pa parë ndonjë lëvizje serjoze të armikut nuk lejohet kategorikisht shpërdorimi i municioneve, përkundrazi është e domozdoshme të shmangni harxhimin e municioneve për shkatërrimin e llogoreve dhe të ketë rezultat nga çdo goditje që bëni. Kërkohet dhe ju bëhet me dije që çdo bateri duhet kursejë të paktën një mijë të shtëna dhe të administrohen dhe të ruhen sa më mirë për tu përdorur më pas në rast të ndonjë sulmi serioz të armikut apo për të pasur sukses në rast të ndonjë sulmi të urdhëruar nga ana jonë.

                                                                                       17 Korrik 1915

Komandati i Forcave të Veriut

a- Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

     Dhjetë mortajat nëntëshe që iu dhanë forcave tona janë kthyer mbrapsht pasi u pa se pasi ato iu shpërndanë divizioneve nuk ishte e mundur që të shfrytëzoheshin siç duhet  për shkak  të distancës së vogël të qitjes që ato kanë. Pesë prej tyre sot po ruhen në depo. Pesë të tjerat i janë dhënë repartit në Ağıldere dy prej të cilave janë dërguar në llogore por përdorimi i tyre ka qenë i pamundur. Distanca shumë e afërt e qitjes dhe shkrepja e tyre me barut që lëshojnë tym të zi bëjnë që të pikasen dhe të neutralizohen nga armiku. Dhe kjo gjë i detyron repartet  të qëndrojnë në llogore për shkak se ato janë nën zjarr të vazdhueshëm. Një mortajë  37 centimetërshe që u dërgua së fundmi tek pozicionet e përforcuara, dje u vendos në një pozicion të tërhequr për shkak të distancës së madhe të qitjes dhe u realizua prova me sukses. Prandaj bëjmë me dije se forcat tona nuk kanë nevojë për mortaja të tjera përveç atyre 37 centimetërshe.

                                                                                      

20 Korrik 1915

b-  Komandës së Ushtrisë së Pestë

Shkresë

   Repartet kanë njoftuar se për shkak të gërryrjeve të bolierëve të disa topave mekanizmat e tyre të shkrepjes janë dëmtuar. Për këtë arsye kërkojmë që të na dërgohen sa më shpejtë në sasinë e nevojshme bolierët e rrotave si për njësitë e fushës edhe për atë të malit.

20 Korrik 1925

                                                                                                                   

Transkriptimi nga Osmanishtja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne