Koncensionet, qeveria do të paguajë 14.6 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2020

Deri në vitin 2032 do të paguhen nga buxheti i shtetit këste për kontratat e partneritetit publik privat të lidhura nga qeveria.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, shpjegoi përpara deputeteve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave se si pagesat për kontratat e Partneritetit Publik Privat do të shtrihen ndër vite.

Ligji detyron të mos kalojnë 5% të totalit të të ardhurave tatimore parashikuar në vitin paraardhës.

Opozita mendon se mazhoranca po ngarkon me borxh brezat e ardhshëm, ndërsa kjo e fundit thotë se po zhvillon vendin e po rrit shërbimet.

Socialistja Blerina Gjylameti përfitoi nga prania e ministres Denaj për të marrë një përgjigje për shqetësimin e koleges Balluku rreth mungesës së financimit të projekteve në infrastrukturë.

Por, çfarë do të ndodhë me kontratën koncesionare të rrugës Milot -Balldren?

Fondet për këtë rrugë, sipas ministres Denaj, do të lëvrohen edhe nëse do të duhet të ndërpriten të tjera investime.

Vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht 14 kontrata koncesionare në investime dhe shërbime. Fondi që do të shkojë për to kap vlerën e 14.6 miliardë lekëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne