Kongresi Amerikan miraton planin për ndëshkimin e autorëve të vrasjes së Khashoggi

Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës pas dhjetë muajve të vrasjes së gazetarit të njohur saudit Jamal Khashoggi, më në fund ka miratuar një projektligj për përndjekjen dhe ndëshkimin e autorëve të këtij krimi çnjerëzor.

Gazeta “The Guardian” njoftoi se Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës me 405 vota pro dhe 7 vota kundër, ka miratuar projektligjin për gjykimin dhe ndëshkimin e autorëve të vrasjes së gazetarit të njohur saudit Jamal Khashoggi.

Ky projektligj është propozuar nga Tom Malinowski, përfaqësuesi i shtetit të Nju Xhersit me temë “Ligji i të drejtave të njeriut dhe përgjegjësia e Arabisë Saudite”.

Agnes Kalamard, raportuesja speciale e OKB, së fundi ka theksuar rolin e Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, dhe të disa funksionarëve të lartë të qeverisë së Arabisë Saudite në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, si dhe ka kërkuar nga Uashingtoni që të marrë masa në këtë drejtim.

Projektligji i Kongresit të Amerikës në lidhje me dënimin e autorëve të vrasjes së Khashoggi do të hyjë në fuqi për zbatim vetëm atëherë kur të miratohet edhe në Senat dhe të nënshkruar edhe nga ana e presidentit amerikan Donald Trump./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne