Kontrata sekrete e Bashkimit Evropian dhe Astra Zenecës

 Av. Faik MIFTARI

 

Pikërisht në ditën e 27 janarit 2021 kur Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën  me të cilin ka kërkuar nga  të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian  të krijojnë programet për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19, si dhe  të njoftojnë qytetarët se vaksinimi nuk është i detyrueshëm  dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë presion politik, shoqëror apo të vejë ndonjë kushtëzim  për t’u vaksinuar  në rast se vet qytetarët nuk dëshirojnë të vaksinohen, pas disa kërkesave të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian  kompania farmaceutike Asta Zeneca ka rënë dakord të bëjë publike kontratën e nënshkruar në mes dy palëve, në mes të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Astra Zenecës me 27 gusht 2020 lidhur me vaksinat COVID-19.

Komisioni Evropian  e përshëndet këtë veprim të Astra Zenecës për transparencën e treguar  për të ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve evropian për mbështetjen në efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave të blera në nivelin e Bashkimit Evropian nga kompania farmaceutike Astra Zeneca.

Kontrata e publikuar përmban shumë pjesë të redaktuara që kanë të bëjnë me informata konfidenciale, dhe të cilët edhe pas publikimit të saj, opinioni publik nuk mund të kuptojë se çfarë  përmban  në tërësi kontrata sekrete e nënshkruar me 27 gusht 2020 në mes të Bashkimit Evropian dhe kompanisë farmaceutike Astra Zeneca.

 

Pas Parlamentit Evropian që miratoi Rezolutën me 27 janar 2021 lidhur me vaksinat kundër COVID-19, tani edhe Komisioni Evropian me 27 janar 2021 u prononcua për opinionin e gjer publik evropian se për Komisionin Evropian me rëndësi jetike është mbrojtja e shëndetit publik dhe sigurimi i marrëveshjeve më të mira të mundshme me kompanitë farmaceutike në mënyrë që vaksinat për qytetarët e Bashkimit Evropian të jenë  të përballueshme, të sigurtë dhe efikase.

 

Nga pjesët që shihen nga kontrata”transparente” në mes të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe kompanisë farmaceutike Astra Zeneca, do të prezantojë vetëm dy sekuenca shumë të rëndësishme lidhur me vaksinat kundër COVID-19 të kompanisë Astra Zeneca, ndërsa  të gjithë ata që dëshirojnë të njoftohen më gjerësisht lidhur me këtë kontratë, mund të shohin tekstin  origjinal në gjuhën angleze në burimin e cituar në fund të shkrimit:

 

  1. Kompania farmaceutike Astra Zeneca është e liruar nga çfarëdo përgjegjësie financiare, juridike dhe morale për këto efektet anësore nga vaksina e saj: për vdekjen, për të gjitha lëndimet fizike, psiqike, emocionale, sëmundjet tjera të mundshme, mbetjen invalid si pasojë e vaksinës, si dhe të gjitha humbjet e paluajtshmërisë, punës, biznesit të individëve dhe të personave tjerë të lidhur me të dëmtuarin nga efektet anësore të vaksinimit.

 

  1. Çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian paraprakisht heq dorë nga çdo pretendim ose akuzë kundër kompanisë farmaceutike Asta Zeneca lidhur me mundësin e josigurisë dhe joefikasitet të vaksinës së tyre.

 

Shtrohet pyetja përse prodhuesit e vaksinave po lirohen nga përgjegjësit eventuale nga efektet anësore të vaksinave dhe nuk japin llogari për të? Pse  po frikësohen prodhuesit e vaksinave  nga përgjegjësia në rast se i kanë vaksinat e sigurta sikurse po reklamojnë  në mediat elektronike dhe të shkruara?

 

Përkundër gjithë kësaj fatkeqësie , maltretimit fizik dhe psiqik të qytetarëve anembanë botës, varfërimit të tyre,  dobësimit të ekonomisë,  mbylljes,  kufizimeve të shuma të cilët kanë vendosur qeveritë e shteteve nëpër botë për shtetasit e tyre, nga gjithë  kjo ka rezultuar një gjë pozitive .

 

Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, të informohen, të  pyesin dhe të interesohen  gjithnjë e më shumë  për të gjitha dogmat medicinale, farmaceutike, politike, besueshmërinë  ndaj tyre, korrupsionin, përbërjen dhe efektet anësore të vaksinave, për  grupet e interesit të cilat janë të gatshëm që me të gjitha mjetet të përfitojnë fuqi dhe pushtet të pakufishëm  ndaj qytetarëve.

 

Ata thonë se njerëzit lehtë harrojnë, manipulohen,  mashtrohen, dhe se me përdorimin e teknikave  të tyre  sa herë që duan  prej fillimit mund të përsërisin të njëjtat veprime për të vënë në lajthitjet qytetarët anembanë botës .

 

Ka ardhur koha,  të jemi më të vëmendshëm, më të kujdesshëm, dhe të mendojmë me kokën tonë  si  të mos biem pre lajthitjeve  të tyre.

        

Burimi: https://ec.europa.eu/comm…/presscorner/detail/en/ip_21_302

 

 

                04.02.2021                                                                 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne