Korçë/ “Tërbohet” përroi në fshatin Goskovë, merr përpara makinat, përmbyt biznesin (VIDEO)

 

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar nga shiu që ra mesditën e djeshme në fshatin Goskovë të njësisë administrative Voskop të Korçës. Stuhia e shiut, mjaftoi që brenda 30 minutave të kthente makina përmbys, përmbyti një biznes privat si dhe rrëzoi pemë e mbuloi rrugët nga balta.

Dalja nga shtrati e përroit  ka shkaktuar një situatë apokaliptike. Banorët thonë se nuk kishin parë kurrë një tërbim të tillë nga ky përrua që kalon ngjitur me fshatin. Leonard Ymeri, pronar i një punishte saldimi për prodhim te kangjëlla e objekteve prej hekuri është më i dëmtuari nga kjo përmbytje. Ai thotë se ka pësuar një dëm prej 2 mln lekë të reja.

Moti është normalizuar tashmë, ndërsa banorët janë përpjekur të rregullojnë atë çfarë ka lënë pas shiu.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne