Koreja e Veriut do të kthejë eshtrat e rreth 500 dëshmorëve turq

Pas samitit të zhvilluar ndërmjet Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtarët që kanë humbur jetën në Korenë e Veriut, identiteti i të cilëve është përcaktuar, do të dërgohen në atdheun e tyre dhe do të gjenden të burgosurit e luftës dhe personat e humbur.

Samiti historik i zhvilluar në 12 qershor në Singapor ndërmjet Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kryetarit të Shtetit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un u bë shpresë për të afërmit e atyre që kanë mbetur në Korenë e Veriut.

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Trump dhe Kim, ushtarët me identitet të përcaktuar do të kthehen në atdheun e tyre ndërsa do të gjenden të burgosurit e luftës dhe personat e humbur.

Pas marrëveshjes historike kanë filluar bisedimet zyrtare për ata që humbën jetën në luftën e Koresë gjatë viteve 1950-1953.

Ambasadori i Turqisë në Seul, Ersin Erçin, javën e kaluar, duke kaluar në Korenë e Veriut, gjatë gjithë javës zhvilloi bisedimet përkatëse për kthimin e ushtarëve.

Erçin rikujtoi se nisma e parë për përcaktimin e identitetit të ushtarëve që humbën jetën në këtë luftë filloi në vitin 2001.

“Arsyeja e fillimit të bisedimeve në atë kohë ishte krijimi i kontakteve të para diplomatike. Me fillimin e zotërimit dhe testimit të armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut kontaktet u pezulluan. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes ne filluan përsëri bisedimet. Për përcaktimin e identitetit të dëshmorëve që kanë rënë në Korenë e Veriut do të merren shembuj të ADN-së e të afërmëve të tyre dhe do ti dorëzohen autoriteteve koreanoveriore. Për shkak se atje gjenden edhe ushtarët e vendeve si Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcaktimi i identitetit të dëshmorëve mund të zgjasë dhe gjithashtu kjo është një punë që kërkon vëmendje” tha ambasadori turk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne