Bota

Koreja e Veriut fituese në Botërore dhe në Olimpiada

Një seri e fotografive propaganduese të Koresë Veriore është publikuar së fundmi, përmes të cilave tregohet se si shteti i izoluar i manipulon njerëzit e tij përmes makinerisë propaganduese që e lartëson shtetin, duke e paraqitur para njerëzve një gjendje krejt tjetër nga realiteti

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar këto imazhe që datojnë prej fillimit të këtij shekulli e që tregojnë hollësisht se si regjimi i familjes së Kim Jong-un manipulon shtetin e tij, që populli i tij të mos kuptojë që Koreja Veriore jo vetëm që nuk është kaq e suksesshme, por edhe është një prej vendeve më të varfra dhe të izoluara në botë.

Një fotografi paraqet futbollistët duke festuar fitoren në Kupën e Botës, ndërsa një tjetër paraqet atleten Jong Song-ok duke fituar medalje olimpike.

Një tjetër fotografi paraqet një mundës verikorean që rrëzon dhe fiton ndaj një kundërshtari perëndimor, kurse në shah, Koreja thotë që ka fituar medalje përmes një garuese të re, e cila sipas fotografisë, ka mundur të gjithë kundërshtarët perëndimorë, edhe më të mëdhenj në moshë.

Në fund, Koreja pretendon para popullit se ka fituar Olimpiadën në futboll më 1976, edhe pse në jetën reale ishte mposhtur nga Polonia.

OPINIONE

INTERVISTA