Koreja Veriore mbledh gazetarët e huaj për një “ngjarje të madhe”

Koreja Veriore u ka thënë gazetarëve të huaj të vendosur në këtë vend që të bëhen gati për një “ngjarje të madhe dhe të rëndësishme” ditën e enjte.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Koreja Veriore ka ftuar gazetarët e huaj që të jenë të gatshëm për të mbuluar dhe transmetuar një ngjarje të madhe të rëndësishëm. Kjo është në kohën kur 200 gazetarë të huaj të vendosur në Penian, kryeqytetin e Koresë Veriore, po përgatiten për ta mbuluar dhe transmetuar e ngjarjen e madhe ditën e shtunë me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Kim Il-Sung, themeluesit të sistemit shtetëror aktual të Koresë Veriore. Ndërkohë agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se akoma nuk dihet se veprimi të Penianit për mbledhjen e gazetarëve të huaj mund të jetë i lidhur me programin bërthamor të këtij vendi ose jo. Kjo nuk është hera e parë që Peniani mbledh gazetarët e huaj në Korenë Veriore që të jenë dëshmitarë e një ngjarje të rëndësishme. Megjithëkëtë aktualisht me ardhjen në pushtet të Donal Trump në Amerikë, janë shtuar tensionet në Gadishullin Korean, sidomos kur merret parasysh fakti se edhe Kina që konsiderohet aleati kyç i Penianit, është shprehur e interesuar për të bashkëpunuar me Uashingtonin në lidhje me çështjen e Koresë Veriore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne