Koronavirusi/ Humb jetën në spitalin Infektiv 68-vjeçarja nga Tirana

Një 68 vjeçare ka humbur jetën në spitalin Infektiv, si pasojë e koronavirusit. Ajo ndodhej në spital prej dhjetë ditësh dhe ishte intubuar. E moshuara vuante nga insuficenca renale dhe kryente seanca dialize.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv, një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej dhjetë ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insuficenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 25 qytetarë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne