Shqiperia

Koronavirusi/ Meta mbledh sot për herë të dytë ‘online’ Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Basha konfirmon pjesëmarrjen

Ditën e sotme pritet të mblidhet për herë të dytë Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për situatën e krijuar në Shqipëri, pas përhapjes së COVID-19 dhe për masat e marra nga qeveria.

Mbledhja e thirrur nga presidenti Ilir Meta do të zhvillohet online, por nuk është përcaktuar ende ora, por mendohet të nisë pasditen e sotme.

Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj dhe Ogerta Manastirliu. Mbrëmjen e djeshme kryedemokrati Basha konfirmoi pjesëmarrjen.

Ndërkohë në vend, vijon lufta me COVID-19. Deri më tani janë infektuar 475 person, 24 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 248 të tjerë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirre qeverisë që kryhen testime masive dhe se po fshihet e vërteta e të infektuarve.

Të pranishëm në mbledhje

Presidenti Ilir Meta
Kryeministri Edi Rama
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj
Ministri i Drejtësisë Etilda Gjonaj
Ministri i Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj
Ministri i Financave Anila Denaj
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Kryetari i opozitës Lulzim Basha./tpz

OPINIONE

INTERVISTA