Juventus- Lyon ndeshja e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions League mund të luhet në ”Air Albania” në Tiranë dhe jo në ”Allianz Stadium” në Torino.
Presidenti i Lyon Jean-Michel Aulas ka shprehur mundësinë që ndeshja mos luhet në Torino për shkak të koronavirusit dhe nuk do që ekipi i tij të rrezikojë. Ndërkohë që një vendim paraprak është marrë që kjo ndeshje të luhet pa tifozë.
Media italiane Tuttosport thotë se hipoteza tashmë pas Torinos është Tirana. Në fakt nuk dihet nëse kjo hipotezë është hedhur ose jo para se Shqipëria të ishte e prekur nga koronavirusi, pasi sot vendi ka 6 raste të konfirmuara të cilat importuan virusin nga Italia kurse dy ditë më parë nuk kishte asnjë rast.
Asnjë kërkesë zyrtare nuk është marrë për këtë ndeshje por nuk ka ende shumë kohë pasi ndeshja e vlefshme për Champions League zhvillohet si sot java më 17 mars.