KQZ shpërndan materialet zgjedhore nën shoqërimin e policisë dhe ushtrisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nisi mëngjesin e së shtunës shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 90 komisionet e zonave të administrimit (KZAZ) të 61 bashkive të vendit. Në përgjithësi procesi vazhdoi i qetë deri në mesditë, por në bashkitë e Shkodrës, Pogradecit dhe Mallakastrës shkollat u mbyllën.

Sipas raportimeve, kutitë dhe fletët e votimit u dërguan pa probleme në Fier, Elbasan, Kurbin, Lushnjë, Klos, Korçë, Maliq, Kolonjë e bashki të tjera. Transportimi është bërë nën shoqërimin e policisë, ndërsa në Klos e në Kukës mediat raportuan se u përdorën mjetet e ushtrisë.

Ndërkohë në Shkodër, Mallakastër e Pogradec u raportua se shkollat dhe kopshtet qenë mbyllur në vijim të qëndrimit të këtyre bashkive për të respektuar vendimin e Presidentti Ilir Meta, i cili ka anuluar datën 30 qershor si datë zgjedhjesh vendore.

Më herët, në mëngjes Policia njoftoi se kishte arrestuar 4 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe kishte shpallur në kërkim nënkryetarin e saj pasi kishin mbyllur shkollat në Ballsh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne