Rajoni

Kreu i Kuvendit në Maqedoni: Ivanov, përgjegjës për dhunën, çfarë do të bëjmë tani

Për 3 orë, protestues të dhunshëm,  nën organizim të Iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, uzurpuan Kuvendin dhe ushtruan dhunë ndaj gazetarëve dhe deputetëve të shumicës së re parlamentare Talat Xhaferi, kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë akuzon presidentin maqedonas Gjorge Ivanov se është burimi kryesor i situatës në Maqedoni.

“Unë mendoj se akti i zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit është pikënisja e daljes nga kjo krizë e stërgjatur në Republikën e Maqedonisë dhe s’do mend që subjekti politik që nuk ka gatishmëri që të bëjë transferimin e pushtetit konform rezultateve zgjedhore,  rezulton në këtë veprim që dje ka eskaluar dhe unë besoj se do reflektojnë instancat në veçanti Ivanov, i cili unë besoj se është burimi i kësaj pasoje pasi ai ka uzurpuar kompetencat e Kushtetutës që nuk i takojnë dhe  besoj që nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj situatë dhe i  këtij ekslaimi dhe me thirrjen që i ka bërë partive, ai kërkon të lajë veten  nga fajësia, por mbi të gjitha nuk mund të anashkalojë përgjegjësitë politike dhe penale, ai është burimi kryesor i kësaj situata. Mendoj se me veprimet në vazhdim në do bëjmë përpjekje që të anashkalohet pezullimi i punës së institucioneve”, tha Xhaferi për Ora New

OPINIONE

INTERVISTA