Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku.
Sipas Hodajt dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë hakmarrja.
Në janar në vitit 2005 kur Cuku ishte shef i komisariatit 4 të Tiranës një i ndaluar ka vrarë veten.
Në atë kohë familjarët por edhe deputetë të opozitës akuzuan shefin e policisë se ushtroi dhunë ndaj tij që e çoi deri në humbje të jetës.
Sipas hetuesve dyshohet se kjo ngjarje është bërë shkak që të ekzekutohej Cuku.
Hodaj tha se shumë shpejt ngjarja do të zbardhet./lapsi.al/