Kreu i PPE-së tjetër mesazh Francës: Mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilizim në Europë

Ish-presidenti i Këshillit Europian, tani kreu i PPE-së, Donald Tusk, në një intervistë për median “The Guardian” është shprehur se mungesa e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të prodhojë destabilitet të brendshëm brenda kontinentit.

“Mendoj se ishte një gabim i madh strategjik dhe politik për të thënë “Jo” pas aq shumë angazhimesh e sakrificash, veçanërisht në Shkup. Evropa do të jetë më pak e sigurt për shkak të vendimit, duke shkaktuar jehonë argumentesh në rajon se pasiguria për një të ardhme evropiane mund të shkaktojë destabilitet- tha Donald Tusk.

Gjatë fjalës së tij, Donald Tusk, kritikoi ashpër Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, duke thënë se ky i fundit ka “ka probleme me idetë e reja” për zgjerimin . Por ndryshe me kritikat për Eammanuel Macron, kreu i PPE-së tha se kancelarja e Gjermanisë është në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të mbrojtur Evropën në tërësinë e saj.

“Avantazhi i saj unik është se gjithmonë ka qenë e gatshme të mendojë për Evropën në tërësi. Dhe të jetë e gatshëm të sakrifikojë ndonjë interes të brendshëm ose kombëtar për të mbrojtur Evropën në tërësi”-shtoi ai./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne