Bota

Krijimi i shtetit palestinez, Rusia dhe Turqia do të ndihmojnë Palestinën

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan premtuan se do të ndihmojnë në krijimin e një shteti palestinez të pavarur. Kremlini deklaroi ditën e premte se dy liderët ranë dakort përmes një bisede telefonike, ku u diskutua dhe situata në Jeruzalem. Komunikimi mes Putin dhe Erdogan vjen një ditë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën kundër vendimi të Trump mbi statusin e Jeruzalemit. 

Rusia dhe Turqia u zotuan se do të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë për krijimin e një shteti palestinez të pavarur.  Kremlini deklaroi ditën e premte se presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij i Turqisë Tahip Rexhep Erdogan ranë dakort mes njëir tjetrit se do të punojnë fort për të ndihmuar në të drejtat e popullit palestinez për të krijuar shtetin e pavarur.

Bashkëpunimi u bë i ditur pas një bisede telefonike mes dy liderëve, të cilët ranë dakord se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Gjatë bisedës, Putin dhe Erdogan konfirmuan vendosmërinë e Rusisë dhe Turqisë për të zgjidhur të drejtat që i takojnë Palestinës, në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare.

Bashkëbisedimi mes dy udhëheqësve, vjen një ditë pasi vendet e OKB votuan rezolutën kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Presidentit Donald Trump, u kundërshtua nga 128 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë më herët presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur shqetësimin e tij pas vendimit të administratës Trump dhe u bëri thirrje palëve të përfshira në konfliktin izraelito-palestinez për vetëpërmbajtje dhe dialog.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, vendosi më 6 dhjetor të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke shkaktuar zemërim dhe tensione, kryesisht në Lindjen e Mesme.