Krim i ri i koalicionit amerikan

Avionët luftarakë të koalicionit amerikan kundër ISIS, kanë vrarë mbi 10 civilë sirianë në Raka në veri të Sirisë. Faqja informative Al-Ahd e Libanit njoftoi se në sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit amerikanë kundër ISIS në rajonet e ndryshme të qytetit Raka, janë plagosur edhe disa civilë sirianë.

Avionët luftarakë të koalicionit amerikan javën e kaluar kanë sulmuar edhe vendbanimin civil Davar Al-Naim në qytetin Raka kur përveç vrasjes së 14 civilëve sirianë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë dhe objektet e infrastrukturës në këtë rajon. Koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS së fundi në një deklaratë, ka deklaruar se në muajin korrik si pasojë e sulmeve ajrore të këtij koalicioni në Irak dhe Siri, janë vrarë 61 civilë sirianë. Amerika dhe disa vende aleate të saj që nga gushti i vitit 2014, me pretekst të luftës kundër grupit terrorist ISIS, jashtë rregullave të OKB dhe pa koordinim me qeverinë e Sirisë, kanë formuar koalicion dhe po sulmojnë rajonet e këtij vendi. Sipas raporteve zyrtare, Amerika dhe partnerët e saj perëndimorë dhe arabë konsiderohen krijuesit dhe financuesit kryesorë të grupit terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne