Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur edhe me vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët nga kabineti I kryeministrit Haradinaj. Ata kanë thënë se i pari i ekzekutivit pritet që të udhëtojë së shpejti në SHBA për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington, më 8 shkurt.
Ndryshe, kryeministri kosovar gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, sipas Gashit, tashmë janë konfirmuar.
Dhënia e vizës amerikane kryeministrit Haradinaj, pas vonesës së paparë deri më tash, në Kosovë është komentuar që është bërë pasi që kryeministri Haradinaj së fundi ka lëshuar pe sa i përket cështjes së Gjykatës Speciale./ trt