Kryebashkiakë merrni shembull nga Nju Jorku 110 vjet më parë

NGA GJERGJ THANASI

Një foto flet sa 1 000 fjalë. Në foton ilustruese të qershorit 1908 kemi një karrocë të specializuar në larjen e rrugëve të Nju Jorkut. Kryebashkiaku i atëhershëm i Nju Jorkut George McClellan Jr. urdhëroi blerjen e karrocave të posacme për larjen e rrugëve të Nju Jorkut në muajt e verës, me qëllim të rritjes së nivelit të higjenës për bashkëqytetarët e vet. Si kryebashkiak McClellan do mbahet mend për futjen për herë të parë të të tilla karrocave për larjen e rrugëve si edhe për censurimin dhe heqjen e lincensës të të gjitha sallave të kinemasë në Nju jork në prag të Krishtlindjeve të vitit 1908. Për kryebashkiakun e Nju Jorkut 110 vjet më parë filmi ishte një mjet për korruptimin moral të shoqërisë, prandaj edhe ndalohej të shfaqej në Nju Jork!!!!

Kryebashkiakët tanë pas 110 vitesh

Temperaturat e fund qershorit këtë vit po i provojmë që në fund të majit, kështu që edhe larja e rrugëve të qyteteve kryesore të Shqipëirsë është shndërruar në domosdoshmëri. Vjet Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Vlora nuk patën fatin, që edhe në piskun e vapës t’u laheshin rrugët e t’u freskohej sadopak atmosfera. Le të shpresojmë që këtë vit duke filluar nga Lali Eri te Dako i Durrësit, nga Leli i Vlorës te “Lala” i Elbasanit e me rradhë të kujtohen për të blerë makina për larjen e rrugëve të qyteteve të tyre. Rilindasit lokal kanë harxhuar qindra million euro për mbjellje palmash (120 000 pemët gjoja të mbjella nga Lali Eri), për fasada, për rishtrim rrugësh e trotuaresh nga 3-4 herë apo për turrli aktivitetesh me demek kulturore, kështu që nuk besoj se do jetë një hata, që të gjejnë fond për blerjen e ca makinave për larjen e rrugëve, ose xhanëm le të modifikojnë karroca me kuaj e të kopjojnë pas 110 vjetësh shembullin e kryebashkiakut të Nju Jorkut apo nuk jemi ne shqiptarët ultra pro amerikanë! Fundi i fundit kryebashkiakët me gjëra të vogla, prozaike, lokale do merren se sa për probelemt e mëdha ndërkombëtare ato janë domen i kryeminsitrit tonë Edvin, që jo më kot konsiderohet si udhëheqës global!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne