Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në Tonight me Ilva Taren tha se ishte kundër djegies së mandateve. Gjithashtu kryetarja e LSI-së u shpreh se presidenti Meta është bashkëfajtor i kaosit politik, pasi ai la në pushtet Edi Ramën. Kryemadhi u tregua e ashpër kur tha të shkarkohet Meta që nesër pasi ai nuk është më një anëtar i LSI-së.
Tare: Kryeprokurorja e re duhet dekretuar nga Presidenti?
Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë. Është bashkëpunëtor i këtij kaosi. Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.
Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?
Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i Partisë tonë.
Çipa: Kjo është akuzë e fortë.