Policia e Shtetit njoftoi sot se Partia Demokratike nuk ka shënuar një afat se kur do të mbarojë protesta. Skenari i demokratëve nuk dihet ende. Dyshohet se protesta do të vijojë pa afat. Të paktën këtë la të kuptohej edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një prononcimi për mediat. Sipas saj kohëzgjatja e protestës do të varet nga qytetarët.
“Në datën 26 maj shqiptarët do të jenë në Bulevard për t’i thënë Ramës që shqiptarët janë kundër tij, kundër politikës së drogës. Protesta është atje, ne mund të jemi organizatorët, mund të jemi inisiatorët, por ne tashmë jemi peng i qytetarëve dhe do të bëjmë atë çfarë kërkojnë qytetarët në protestë…”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi: Kohëzgjatja e protestës do të varet nga qytetarët…
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024